[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 47, datë 24.05.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:
- Specialist për raportimin me ASCAL, pranë Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit Institucional, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të mëposhtme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
- Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Bachelor” . Preferohen kandidate që zotrojnë diplomë universitare në shkenca juridike, shkenca ekonomike ose shkenca sociale.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit. Preferohen kandidate te cilet kane njohuri ne programe statistikore si SPSS etj.
- Preferohen kandidate te cilet kane eksperinca pune ne institucionet e arsimit te lartë.
- Të zotërojë një nga gjuhët e huaja ndërkombëtare të njohur nga MAS(sipas preferences Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht).
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Kandidatët dueht të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Formularin e aplikimit të shkarkueshëm nga faqja zyrtare e Universitetit univlora.edu.al .
- Kopje e letërnjoftimit;
- Kopje e jetëshkrimit (CV);
- Kopje e noterizar e diplomës/diplomave dhe listës/listave të notave të studimeve universitare;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës;
- Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore ;
- Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
- Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së kompjuterit
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.
Nuk lejohet dorëzimi i dokumentacionit dorazi. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist per raportimin me ASCAL “Ismail Qemali”Vlorë.
Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjes por që nuk paraqitet në fazën e dytë, të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Afati i fundit i dorezimit te zarfave eshte data 08.06.2018.
ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.
SKEMA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR PUNONJËS NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV
Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 48, datë 25.05.2018 të Rektorit, pas mbledhjes së datës 29.05.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ në pozicionin, Specialist për raportimin me ASCAL, pranë Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Zhvillimit Institucional, në Universitetin “Ismail Qemali”Vlorënë bazë të kritereve të përcaktuara në njoftimin për punësim:
Diplomë Universitare (Max 30 pikë)
Master profesional 20 pikë Masteri i shkencave 30 pikë |
Eksperienca në punë (max 10 pikë)
2 pikë për çdo vit |
Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj 10 pikë | Dëshmi të njohjes së kompjuterit
10 pikë |
Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshëme të punës ( max 10 pikë)
5 pikë për çdo vlerësim |
Intervista
30 pikë |
Komisioni Ad-Hoc
- Irena Toshkallari – Kryetar
- Edlira Lati – Anëtar
- Erdeta Breshanaj – Anëtar
[:]