Nr. 11 datë 17.05.2018 PËR PËRJASHTIMIN NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT TË STUDENTËVE TË CILËT


PËR PËRJASHTIMIN NGA TARIFA VJETORE E SHKOLLIMIT TË STUDENTËVE TË CILËT JANË PRANUAR NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE, OSE NË NJË PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE NË UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË PËR VITIN AKADEMIK 2017-2018

 

Bazuar në Vendimin nr 269, pika 2, datë 29.03.2017, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, nenit 3, pika 3, shkronja c, nenit 47, 49, pika 1, shkronja a e ligjit nr. 80/2015 datë 22.7.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë“, si dhe referuar shkresës me nr. 2921 Prot, datë 19.03.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithëshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, protokolluar në U.V  me nr. 374 Prot, datë 20.03.2018 drejtuar Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë me objekt “Për vlerësimin me prioritet të studentëve të kategorive sociale në nevojë, si dhe studentëve të ekselencës që ndjekin studimet në vitin akademik 2017-2018, firmosur nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, shkresën me nr. 2649/1 Prot, datë 24.04.2018 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithëshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, protokolluar në U.V  me nr. 584 Prot, datë 25.04.2018 drejtuar Administratorit të U.V dhe në dokumentacionit relatues, Bordi i Administrimit në mbledhjen e datës 17.05.2018 me votim unanim,

 

VENDOSI:

 

  1. Të përjashtojë nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2017-2018 studentët sipas listës bashkangjitur këtij vendimi.
  2. Ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi, Administratori, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Sektori i Financës dhe Realizimit të Buxhetit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë si dhe Zyra e Studentëve pranë çdo fakulteti.
  3. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet Agjensisë Kombëtare së Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë brenda 10 ditëve.
  4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi Nr. 11, datë 17-05-2018