SPECIALIST PROKURIMESH –INXHINIER NË SEKTORIN E PROKURIMEVE


Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në vendimin  e Bordit të Administrimit Nr.6 datë 27.04.2018, “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të punësimit  të personelit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse dhe Sektorin e Auditit në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë“ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

 

  • SPECIALIST PROKURIMESH –INXHINIER NË SEKTORIN E PROKURIMEVE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (NJË VEND I LIRË) SI MË POSHTË:

 

 

Lloji i diplomës “Arsim i Lartë” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

      

Specialist Prokurimi/inxhinier në Sektorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

  • Paga e grupit sipas nivelit arsimor universitar;
  • Shtesë mbi pagën e grupit për vjetërsi në punë në masën 2 % për çdo vit pune;
  • Kategoria e pagës  IV-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  1. Është përgjegjës për realizimin korrekt të procedurave të prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar afatet e parashikuara në ligj dhe njëkohsisht standartet më të larta të trasparencës ndaj publikut për një menaxhim sa më efektiv të fondeve;
  2. Është përgjegjës për dhënien e këshillave, udhëzimeve dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e prokurimit publik, me qëllim zbatimin me saktësi të dispozitave ligjore në fuqi;

 

KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në fushën e inxhinierisë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 3 vjet.
  3. Të kenë eksperiencë në fushën e prokurimit jo më pak se 3 vjet.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Komunikimit dhe Burimeve Njerëzore të Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë, ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për ketë pozicion;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave
  • Kopje të noterizuar të diplomës/ve Master dhe të listës së notave
  • Kopje të noterizuar të librezës së punës;
  • Fotokopje të  kartës së identitetit ID;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Gjykata dhe Prokuroria.
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, në lidhje me eksperiencën në punë/jo skualifikues;
  • Dëshmi të noterizuar të kualifikimeve;
  • Dëshmi të  noterizuar të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, që shkarkohet në faqen e U.V;

 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist prokurimesh/inxhinier në Universitetin “Ismail Qemali”Vlorë.

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Njohuritë mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 ”Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
  4. Njohuri mbi ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”,  i ndryshuar.
  5. Njohuri mbi ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006 “ Për prokurimin publik” i ndryshuar;
  6. Njohuritë mbi Vendimin nr.914 datë 29.12.2014 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;

 

  1. Njohuritë mbi Udhëzimin nr.1, datë 21.04.2016 i Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.3 datë 27.01.2015 ”Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël”;

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen me sistem pikëzimi për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse si dhe certifikatat që vërtetojnë aftësinë, cilësi si dhe përvojën e tyre.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  2. Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Afati i fundit i dorezimit te zarfave eshte data 21.05.2018.

 

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.

 

Specialist Prokurimesh-Inxhinier pranë Sektorit të Prokurimeve, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse

 

  • Eksperienca në punë në profesion (max 40 pikë)

Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë

  • Trajnime dhe kualifikime të lidhura me fushën (max 15 pikë)

Për çdo trainim/kualifikim 5 pikë

  • Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (5 pikë)
  • Intervista (40 pikë)