njoftim pune njoftim punesim njoftime

[:sq]Sekretare pranë Departamentit të Drejtësisë[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 39, datë 07.05.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

 

  • Sekretare pranë Departamentit të Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Humane

 

 

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të mëposhtme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

 

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë arsim të lartë, së paku në nivelin “Master Profesional” në fushat e shkencave humane/sociale;

(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

  • Të zotrojë dëshmi të gjuhës së huaj
  • Të zotëroj dëshmi të njohjes së kompjuterit.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit .
  • Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punes
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Kandidatët dueht të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit të shkarkueshëm nga faqja zyrtare e Universitetit www.univlora.edu.al .
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Kopje e jetëshkrimit (CV);
  • Kopje e noterizar e diplomës/diplomave dhe listës/listave të notave të studimeve universitare;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  • Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore ;
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së kompjuterit
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

Nuk lejohet dorëzimi i dokumentacionit dorazi.

Kandidati që paraqet mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc.

 

  1. Afati i aplikimit përfundon dy javë kalendarike pas ditës së publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
  2. Konkurimi do të shtrihet në dy faza: me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet sipas një sistemi pikëzimi i cili do të hartohet nga një komision ad hoc dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Universitetit, përpara përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, sipas parashikimeve të Vendimit të Senatit Akademik të UV-së nr. 31, datë 31.07.2017 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për punësimin  personelit ndihmësakademik”.

 

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjes por që nuk paraqitet në fazën e dytë, të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.

 

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Afati i fundit i dorezimit te zarfave eshte data 21.05.2018.

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.

SKEMA E VLERËSIMIT TË  KANDIDATËVE PËR PUNONJËS  NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR

Diplomë Universitare (Max 30 pikë)

Master profesional 20 pikë

Masteri i shkencave 30 pikë

Eksperienca në punë (max 10 pikë)

2 pikë për çdo vit

Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj(max 10 pikë) Dëshmi të njohjes së kompjuterit

10 pikë

Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshëme të punës ( max 10 pikë)

5 pikë për çdo vlerësim

Intervista

30 pikë

[:]