Takimi informues me Ambasadorin Izraelit në Shqipëri, Z. Boaz Rodkin


Më datë 19.03.2018, pranë Sallës “Rilindja” u realizua takimi informues midis studentëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë dhe Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij Z. Boaz Rodkin. Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Rektorit Prof. Dr. Roland Zisi, i cili i kushtoi një rëndësi të veçantë rolit të Qytetit të Vlorës në krijimin e dimensioneve dhe hapsirave për hebrenjtë duke i mbrojtur dhe strehuar veçanërisht gjatë holokaustit. Më tej Z. Boaz Rodkin shprehu mirënjohjen e hebrenjve ndaj shqiptarëve duke theksuar edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve. Një referat të vecantë mbajti Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, duke sjellë për studentët  shembuj konkret e përjetime personale të bashkëjetesës së qytetarëve vlonjat me komunitetin hebre. Qëllim i takimit ishte njohja dhe përkujtimi i historisë më të errët të Luftës së dytë Botërore duke edukuar dhe orientuar brezin e ri drejt vlerave të bashkëjetesës, tolerancës, të drejtavee njeriut, dhe mos përsëritjes në të ardhmen tw gabimeve të së shkuarës. Një hapsirë e posaçme ju kushtua bashkëbisedimit midis të pranishmëve dhe Ambasadorit, gjatë të cilit ky i fundit  ju ktheu përgjigje pyetjeve mbi që studentët e UV ngritën.