ASECU Youth


Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” është pjesë e Shoqatës së Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore dhe Rajonit të Detit të Zi (ASECU) që prej viti 2009. ASECU është një shoqatë premtuese e themeluar në vitin 1996, e përbërë nga 51 universitete dhe qendra kërkimore të specializuara në fushën e ekonomisë.

 

Në vitin 2011, si degëzim i ASECU–t u krijua nga studentët- Shoqata e Studentëve të Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore dhe Rajonit të Detit të Zi (Rinia e ASECU).

Shoqata kërkon të bashkojë ekonomistë të rinj me potencial dhe gatishmëri të lartë për të nisur projekte të përbashkëta dhe për të pasur shkëmbime akademik. Shoqata është e njohur për organizimin e dy eventeve të rëndësishme vjetore, një shkollë ekonomike verore dhe një konferencë për studentët bachelor, master dhe PhD.

 

Për më shumë informacion rreth Rinisë së ASECU dhe eventet e saj të ardhshme ju lutemi vizitoni:

 

http://asecuyouth.eu/en/home/