njoftim punesim njoftime

[:sq]Njoftim punësimi[:]

[:sq]

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë me afat të caktuar (një vit) si dhe për përsonel akademik me angazhim me kohë të pjesshme me afat të caktuar , referuar nevojave të mësimdhënies në Fakultetin e Ekonomisë, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I EKONOMISË

 

  1. DEPARTAMENTI I BIZNESIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë me kontratë 1-vjevare (pesë vende të lirë) si më poshtë:

 

3 (tre) pedagog për mbulimin e lëndëve të marketingut që zhvillohen në programin e ciklit të parë Bachelor në  “Marketing” dhe programin e ciklit të dytë të studimit Master Profesional “Marketing”, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”:

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të plotë me kontratë me afat të caktuar ( nje vit).
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

  • Kandidati duhet të zotërojë domosdoshmërisht gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Marketing si dhe diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Marketingut, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin, për mbulimin e lëndëve të marketingut që zhvillohen në programin e ciklit të dytë të studimit Master Profesional “Marketing”, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”,
  • Kandidati duhet të zotërojë domosdoshmërisht diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Marketingut, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin për mbulimin e lëndëve të marketingut që zhvillohen në programet e ciklit të parë Bachelor,
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në Marketing, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht i rregjistruar në programin e ciklit të tretë të studimeve të doktoraturës në fushën e Marketingut.
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Bachelor në Marketing” ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që këto diploma të  kenë formën e studimit me kohë të plotë.
  • Mesatarja e çdo diplome që zotëron të jetë jo më pak se 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

2 (dy) pedagog për mbulimin e lëndëve të turizmit që zhvillohen në programin e ciklit të parë të studimit Bachelor “Manaxhim Turizmi.

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të plotë me kontratë me afat të caktuar ( nje vit).
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

  • Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Turizëm, Marketing, apo Marketing-Turizëm, ose të paktën diplomën “Master i Shkencave” në Turizëm, Marketing apo Marketing-Turizëm, ose ekuivalente me të, të fituara në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në Turizëm, Marketing apo Marketing-Turizëm, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht i rregjistruar në programin e ciklit të tretë të studimeve të doktoraturës në fushën e Turizmit.
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Bachelor në Turizëm” ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që këto diploma të  kenë formën e studimit me kohë të plotë.
  • Mesatarja e çdo diplome që zotëron të jetë jo më pak se 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Kandidati domosdoshmërisht duhet që njërën prej diplomave që zotëron, diplomën “Master i Shkencave”, ose diplomën “Bachelor” ta ketë në Turizëm. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL-të në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

2. DEPARTAMENTI I FINANCËS DHE  KONTABILITETIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë me kontratë 1-vjevare (dy vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) pedagog për mbulimin e lëndëve të Kontabilitetit

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të plotë me kontratë me afat të caktuar ( nje vit).
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

 

  • Kandidatёt duhet të zotërojnë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Kontabilitet,  ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Kontabilitetit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin. Do tё pranohen gjithashtu dhe kandidatёt qё janё nё vazhdim te studimeve tё doktoraturёs nё Kontabilitet.
  • Mesatarja e çdo diplome që zotëron të jetë  mbi 8.5 (tetё pikё pesё).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në Kontabilitet. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

3. DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë me kontratë 1-vjevare (një vend të lirë) si më poshtë:

 

1 (një) pedagog për mbulimin e lëndëve të Ekonomiksit

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të plotë me kontratë me afat të caktuar ( nje vit).
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Kandidati preferohet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Ekonomi, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Ekonomiksit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin, por kusht i domosdoshëm është që të zotërojë të paktën Master Shkencor në Ekonomiks të fituar në Departamentin e Ekonomiksit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.

 

  • Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:
  • Mesatarja e cdo diplome që zotëron të jetë jo më pak se 9 (nëntë).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në Ekonomiks. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

 

SKEMA E VLERËSIMIT PËR VLERËSIMIN E DOSJEVE TË KANDIDATËVE

 

  1. Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
  1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
  1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë
  1. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e dosjes dhe të deklarimeve.
  2. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

 

b. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

c. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (15 shkurt – 28 shkurt) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.

 

d. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

 

 

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme me kontratë me afat të caktuar si më poshtë:

 

  1. DEPARTAMENTI I BIZNESIT

 

2 (dy) pedagog për mbulimin e lëndëve të biznesit që zhvillohen në programin e ciklit të pare të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi” dhe programet e ciklit të dytë të studimit Master Profesional në “Administrim Publik” dhe Master i Shkencave “Administrim Biznesi”.

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të pjesshme me kontratë me afat të caktuar .
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

  • Kandidati duhet të zotërojë domosdoshmërisht gradën shkencore “Doktor i shkencave” në “Manaxhim”, diplomën Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, apo “Administrim Publik”, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Manaxhimit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin për mbulimin e lëndëve të biznesit që zhvillohen në programin e e ciklit të dytë të studimit Master Profesional në “Administrim Publik” dhe Master i Shkencave “Administrim Biznesi”,
  • Kandidati duhet të zotërojë domosdoshmërisht diplomën Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Manaxhimit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin, për mbulimin e lëndëve të biznesit që zhvillohen në programin e ciklit të pare të studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”.
  • Kandidati qe zotëron diplomën “Master i Shkencave” në “Administrim Biznesi”, apo “Administrim Publik”, ose ekuivalente me të duhet të jetë domosdoshmërisht i rregjistruar në programin e ciklit të tretë të studimeve të doktoraturës në fushën e Manaxhimit.
  • Kandidati qe zotëron diplomën Bachelor në “Administrim Biznesi”, ose ekuivalente me të, duhet domosdoshmërisht që  këto diploma të  kenë formën e studimit me kohë të plotë.
  • Mesatarja e çdo diplome që zotëron të jetë jo më pak se 8.5 (tetë e pesë të dhjetat).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

2. DEPARTAMENTI I FINANCËS DHE KONTABILITETIT

 

3 (tre) personel akademik me kontratë me kohë të pjesshme për mbulimin e lëndëve të Financës

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të pjesshme me kontratë me afat të caktuar .
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

  • Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:
  • Sё paku njёri prej kandidatёve duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Financё, pёr mbulimin e orёve mёsimore nё Ciklin e Dytё tё studimeve, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Financёs, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.
  • Dy kandidatёt e tjerё tё cilёt do tё mbulojnё orёt nё Ciklin e Parё tё studimeve,  duhet sё paku tё zotёrojnё diplomё tё nivelit tё dytё “Master Shkencor” nё Financё.
  • Mesatarja e cdo diplome që zotërojnë të jetë mbi 9 (nëntë).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në Financё. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

  • Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:
  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

 

3. DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

 

3 (tre) personel akademik me kontratë me kohë të pjesshme për mbulimin e lëndëve të Ekonomiksit

 

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me kohë të pjesshme me kontratë me afat të caktuar .
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Kandidati duhet të zotërojë gradën shkencore “Doktor i shkencave” në Ekonomi, ose ekuivalente me të, të fituara në Departamentin e Ekonomiksit, në IAL-të në Shqipëri, ose ekuivalente me të në fushën përkatëse, në universitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin

 

Kriteret bazë të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, si më poshtë:

  • Mesatarja e diplomave që zotëron të jetë jo më pak se 9 (nëntë).
  • Për kandidatët e diplomuar në universitetet perëndimore dhe universitetet e huaja të njohura për nivelin e tyre, konvertimi i notës mesatare sipas sistemit tonë të vlerësimit dhe përcaktimi i koeficientit të ponderimit të saj për efekt të kriterit bazë të përzgjedhjes, do të bëhet nga një komision i ngritur në rang Fakulteti.
  • Të gjitha diplomat që zotëron të jenë domosdoshmërisht në ekonomiks. Mosplotësimi i këtij kushti sjell skualifikimin direkt të kandidatit.

 

Parimet preferenciale të përzgjedhjes së kandidatëve për personel akademik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, të rendituar sipas preferencës si më poshtë:

  • Kandidatët me tituj akademik “Profesor”, “Profesor i Asociuar” dhe ata që kanë fituar gradën shkencore “PhD” në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura për nivelin e tyre.
  • Kandidatët të cilët kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.

 

Kritere të tjera si më poshtë:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuara në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Kandidatët të kenë patur eksperienca të mëparshme të mësimdhënies. Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet me së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ apo performancë jo të mirë qoftë edhe në një rast të vetëm të eksperiencës në punë.
  • Të jetë i aftë të garantojë standartin e cilësisë në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, apo të institucionit ku ka punuar.
  • Të plotësojë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregullore.

 

 

Sistemi i pikëzimit për vlerësimin e dosjeve të kandidatëve tё jetё si mё poshtё:

  1. Në fazën e parë bëhet vlerësimi me pikë duke ju referuar rezultateve të shkollimit për çdo diplomë që zoteron kandidati, eksperiencës në mësimdhënie, aktivitetit shkencor, studimeve të ciklit të tretë, gradës shkencore dhe titujve akademikë si më poshtë:

Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë në IAL në Shqipëri:

  • Për diplomën “Bachelor” 0,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9 -10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” apo “Master i Nivelit të Dytë” 0.5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Rezultatet e shkollimit për çdo diplomë të fituar në universitetet perëndimore:
  • Për diplomën “Bachelor” 0,75 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “4-vjeçare” 1 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “5-vjeçare” 1,5 pikë për çdo 1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  • Për diplomën “Master i Shkencave” 0,75 pikë për çdo1/10 të notës mesatare në intervalin 9-10.
  1. Eksperienca në mësimdhënie në IAL në Shqipëri:
  • Me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 5 pikë në total.
  • Me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo me më shumë se 2 pikë në total.
  1. Aktiviteti shkencor:
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti 5 pikë çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare me bord editiorial 2 pikë çdo artikull.
  1. Grada Shkencore dhe tituj akademikë:
  • Doktor i Shkencave 50 pikë.
  • PhD në universitetet perëndimore apo Profesor i Asociuar 70 pikë.
  • Profesor i Asociuar 100 pikë,
  • Profesor Doktor 150 pikë

6. Komisionet ad-hoc janë përgjegjëse për respektimin e kritereve dhe për proceduren e konkurimit. Këto komisione në çdo rast kanë të drejtë të kërkojnë dokumentacion shtesë për vërtetësinë e              dosjes dhe të deklarimeve.

  1. Në fazën e dytë, bëhet vlerësimi me pikë duke iu referuar intervistës me gojë e cila vlerësohet në intervalin nga 1-10 pikë.

 

 

      B. PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI PËR PUNËSIM.

 

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për personel akademik i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Degës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  2. Fotokopje të diplomës/diplomave, të noterizuar/a;
  3. Fotokopje të certificates së notave të noterizuar;
  4. Fotokoje të dëshmive të ndryshme kualifikimi, të noterizuara;
  5. Fotokopje të artikujve shkencorë të publikuar në revista kombëtare/ndërkombëtare profesionale, shkencore ose punime të tjera;
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, ëorkshop,
  7. Fotokopje e librezës së punës, apo cdo document qe verteton eksperiencen ne mesimdhënie ne IAL publike.
  8. Fotokopje të pasaportës ose të një dokumenti identifikimi;
  9. Deklaratë nga kandidati aplikues për konfliktin e interesit;
  10. Preferohen dhe dy letra vlerësimi (jo domosdoshmerisht), nga vlerësues me grada dhe tituj.
  11. Dëshmi të gjendjes gjyqësore të lëshuar nga autoriteti përgjegjës apo vetedeklarim.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

 

Të interesuarit duhet të dërgojnë me postë dokumentacionin përkatës, në adresën:

 

Universiteti “Ismail Qemali”

Fakulteti i Ekonomisë

Departamenti ____________

Kryesekretaria e Fakultetit

 Vlorë

 

Mbi zarf të shënohet pozicioni përse aplikohet.

Nuk lejohet paraqitja e dokumentacionit dorazi.

 

Afati i pranimit të aplikimeve është 1(një) javë ( 15 shkurt – 21 shkurt) kalendarike pas shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. Njoftimi shpallet edhe në vendet e njoftimeve në universitet.

Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.

 

Procedura e konkurimit fillon menjëherë pas publikimit të vendit të lirë të punës dhe përzgjedhja zhvillohet sipas përcaktimeve në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

  1. Një komision i veçantë ad hoc, i ngritur pranë Departamentit, sipas parashikimeve statutore dhe të vendimit 41/2016 të Senatit akademik, bën vlerësimin e dosjeve të dorëzuara nga kandidatët, dhe shpall kandidatët fitues.
  1. Kryesekretarja e Fakultetit të Ekonomisë bën njoftimin e kandidatëve fitues dhe atyre që nuk përzgjidhen (jo fituesit), gjatë fazës së parë të vlerësimit dhe në përfundim të fazës së dytë( intervistës). Të gjithë kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit të dosjeve njoftohen nga kryesekretarja e Fakultetit të Ekonomisë për datën dhe orën e intervistës së punësimit.
  1. Kandidatët jo fitues kanë të drejtën e animimit tek Dekani brenda 5 ditëve pas marrjes dijeni të vendimit nga Komisioni ad hoc.
  2. Dekani i përcjell Rektorit listën përfundimtare të fituesve të shpallur nga Komisioni ad hoc, për lidhje të kontratës së punës.

 

 [:]