Njoftim


Ju njoftojmë se Instituti i Përbashkët për Hulumtime Bërthamore (www.jinr.ru) po drejton një Shkollë Ndërkombëtare mbi Metodat Bërthamore për Mjedisin dhe Shkencat e Jetës që do të zhvillohet më 22-28 Prill 2018 në Mal të Zi, Budva, Becici.

Fushat e lëndës së shkollës janë bërthamore dhe teknikat e lidhura me studimet mjedisore të ekosistemeve të ndryshme: ajri, uji dhe ndotja e terrenit; teknologjia e pastrimit të ujit; radioekologjia; radiogjenetika; mjekësia bërthamore: radioizotope dhe terapi hadron; detektorë bërthamorë në mjekësi.
Jane të ftuar të marrin pjese ne kete iniciativë sudentët e vitit të fundit të bachelorit, studentët e masterit dhe studentët PhD. Organizatorët mbulojnë akomodim, ushqim, dhe materialet promovuese, por nuk mbulojnë sigurimet shëndetësore. Rimbursimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk është parashikuar, por mund të merret parasysh sipas kërkesës.
Pjesëmarrësit do të zgjidhen në baza konkurruese.
Gjuha e punës së Shkollës është gjuha angleze.
Më shumë detaje si dhe formulari i regjistrimit janë në dispozicion këtu: https://indico.jinr.ru/internalPage.py?pageId=4&confId=409
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi kontaktoni me zonjën Julia Rybachuk (Rybachuk@jinr.ru)