[:sq]Studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Luigi Pirandello, paraqitën për herë të parë në Vlorë pjesën teatrale “QYPI”, një përshtatje dhe skenarin e regjisorit Neritan Mehmetaj. Muzika e shkruar nga Maestro Aulon Naci; kostume dhe skenografi janë nga Drini Shehu.
“QYPI” është një nga romanet më të famshme të Luigi Pirandellos.Interpretimi i studentëve te UV-së ishte shumë dinjitoz. Suksese të mëtejshme për studentet :Elsamuel Nuredini, Thoma Ngresi, Ermelind Tafilaj, Andi Aliu, Fabiola Skrapalliu, Enxhi Nana, Kleart Kondaj, Elisa Mecaj, Klaudia Petraj dhe Aleksina Demiraj që pushtuan publikun me pasionin dhe shkathtësinë e madhe. [:]