NJOFTIM


Politikani Manuel Marín,  një anëtar i vjetër i Komisionit Europian, babai i programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus të BE, pas një sëmundjeje të gjatë,  ndërroi jetë në datë 4 Dhjetor 2017, në Madrid në moshën 68 vjeçare. Marín  që prej vitit 2008 ishte kryetari i Fondacionit “Iberdrola Spanja”, krahu bamirës i kompanisë më të madhe energjitike në vend. Manuel Marin ka patur një rol kyç në integrimin e Spanjës në organizatat Evropiane dhe më vonë në Bashkimin Europian në vitin 1986.  Nën rolin e tij si komisionar i arsimit, në vitin 1987 krijoi dhe zbatoi skemën e shkëmbimit të studentëve Erasmus që ndihmon studentët e universitetit të ndjekin disa nga studimet e tyre në vendet e tjera të BE.