Njoftim punësimi


NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. DEPARTAMENTI FIZIKËS

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) personel akademik

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

 

  1. Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

 

Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:

 

Kriteret bazë që duhet të plotësojë kandidati:

  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën diplomën “Master i Shkencave në Fizikë” ose ekuivalente me të të fituar në IAL në Shqipëri, në uiversitetet perëndimore ose universitete të huaja të njohura për nivelin.
  • Të këtë përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Fizike, me notë mesatare jo me pak se 8
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi

 

Kriteret preferenciale dhe përzgjedhëse të kandidatëve:

  • Kandidatët me tituj akademik, dhe ata që kanë gradën shkencore “PhD” në universitete të huaja të njohur për nivelin e tyre.
  • Kandidatët që kanë fituar gradën “Doktor i Shkencave” në IAL në Shqipëri.
  • Kandidatët që ndjekin studimet e ciklit të tretë të doktoratës.

 

  1. Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë bëhet sipas pikëve të mëposhtme:

 

Shkollimi

  • Për çdo 1/10 mbi notën mesatare tetë –                         vlerësimi me 0.5 pikë.
  • Doktoraturë në vazhdim në fushat e kërkuara.                                   10 pikë.

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik

  • Doktor i shkencave në fushat e kërkuara.                                           30 pikë.
  • PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara                       40 pikë.
  • Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara                                            50 pikë.
  • Profesor Doktor në fushat e kërkuara                                                 70 pikë.

 

Eksperienca ne IAL

  • Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të plotë 1 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 5 pikë në total, me kohë të pjesshme 0,5 pikë për çdo vit pune, por jo më shumë se 2 pikë ne total.

 

Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.

  • Botime në revista shkencore ndërkombëtare              2 pikë për çdo artikull.
  • Botime në revista shkencore kombëtare                     1 pikë për çdo artikull.
  • Pjesëmarrje në konferenca kombëtare ose ndërkombëtare                                                           1 pikë për çdo konference.

 

 Intervista 10 pikë

 

 

  1. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

 

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj.
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike (14 nentor-27 nentor) nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
  2. Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.