THIRRJE PËR KONFERENCË
KONFERENCË STUDENTORE E HAPUR
KONFERENCA E PARË KOMBËTARE PËR STUDENTË
14 DHJETOR, 2017
Universiteti “Ismail Qemali”
VLORË
Afati i fundit për aplikimet: 25 Nëntor, 2017
Universiteti “Ismail Qemali” fton studentët të marrin pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare për studentë “Konferencë Studentore e Hapur- 2017”, e cila do të mbahet më datë 14 Dhjetor në Vlorë.
Konferenca synon t’u ofrojë studentëve një platformë unike për të paraqitur punimet e tyre shkencore, për të ndarë njohuritë mes tyre, si edhe për të vendosur kontakte me njëri-tjetrin.
Punimet shkencore janë të mirëpritura nga një spektër i gjerë i fushave të studimit, të cilat janë listuar më poshtë. Studentë nga të treja ciklet e studimit, Bachelor, Master dhe Doktorate janë të ftuar të marrin pjesë në konferencë. Punimet shkencore të dërguara duhet te jenë pjesë e projekteve kërkimore të temave të diplomave, të aprovuara nga departamentet përkatëse.
Pjesëmarrja në konferencë është e lirë (nuk ka tarifë regjistrimi). Abstraktet e dërguara do të vlerësohen dhe vetëm aplikantët e përzgjedhur do të ftohen të marrin pjesë në konferencë.
Abstraktet e dërguara mund të jenë nga fushat e mëposhtme, por edhe nga çdo fushë tjetër:
- Pedagogji
- Edukim special
- Psikologji edukimi
- Gjuhë shqipe
- Linguistikë
- Studime letrare
- Gjuhë të huaja
- Drejtësi
- Histori dhe gjeografi
- Shëndet publik
- Politika shëndetësore/ Manaxhim shëndeti
- Infermieri/mami
- Teknologji informacioni
- Inxhinieri navale
- Inxhinieri elektrike dhe elektronike
- Biologji
- Matematikë e aplikuar
- Aplikimi i matematikës në inxhinieri/ekonomi/biznes
- Shkenca ekonomike
- Turizëm
- Financë
- Administrim biznesi
Konferenca do të zhvillohet në shqip dhe anglisht. Të gjitha punimet shkencore të dërguara do të publikohen në librin e abstrakteve të konferencës. Punimet e plota të konferencës do të botohen në një numër të veçantë të Buletinit Shkencor të Universitetit të Vlorës. Tri prej punimeve më të mira do të vlerësohen me çmime. Për më tepër informacion referojuni faqes së konferencës: :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen brenda datës 31 nëntor.
Lutemi, dërgoni bashkangjitur në adresën e mëposhtme të email-it (osc2017@univlora.edu.al) abstraktet e punimit tuaj deri në datën 25 nëntor 2017. Abstraktet (jo më shumë se 200 fjalë) duhet të jenë shkruar në MS Word, Times New Roman, madhësi 12, hapësirë 1.15.
Abstrakti duhet të përfshijë:
- Titullin e punimit
- Emrin e aplikantit dhe universitetin që përfaqëson
- Fushën e studimit
- Adresën e email-it
- Përmbajtja
- 3-5 fjalë kyçe
Data të rëndësishme
Dërgimi i abstraktit | 25 nëntor 2017 |
Njoftimi i pranimit të abstraktit | 31 nëntor 2017 |
Data e konferencës | 14 dhjetor 2017 |
Vendi | Universiteti “Ismail Qemali”, Godina C, Vlorë |
Gjuha zyrtare e konferencës | Shqip, Anglisht |
Adresa zyrtare | osc2017@univlora.edu.al |
Komiteti shkencor
Dr. Migena Balla
Dr. Aurora Bakaj
Dr. Jonada Zyberaj
Dr. Alketa Hyso.
Prof.dr. Yllka Stramarko
Dr. Fatjona Kamberi
Dr. Shkëlqim Sinanaj
Dr. Aurela Bifsha
Komiteti organizativ
PhD Enkelejd Mëhilli
Dr. Migena Balla
Dr. Erjona Dervishaliaj
Prof.as.dr. Bledar Toska
Daron Tozaj
Ornela Korçari