NJOFTIM
Për herë të parë Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë organizon konkursin për:
VIDEON PROMOVUESE TE UV-ës.
Konkursi i drejtohet të gjithë studentëve, vecanërisht ata të Degës së Marketingut.
Duke përdorur smartphonat tuaj, aparate fotografike dhe mjete të tjera krijoni një video deri në 60 sekonda në të cilen, në mënyre zbavitëse, të këndeshme dhe gazmore, tregoni universitetin si një vënd të përsosur për të rinjtë. Video mund të jetë produkt individual apo i punës në grup (deri katër autorë për çdo video).
Kriteret e aplikimit:
– Për të dërguar video, duhet të jeni rregjistruar në UV.
– Videoja duhet të jetë punim autentik i juaji.
– Videoja nuk duhet të kalojë 60 sekonda.
– Videoja dorëzohet më USB pranë Zyres se Publikimeve, Rektorati, kati I parë. USB do t’ju kthehet menjëherë ose të dërgohet në email publikime@univlora.edu.al
Afati i dorëzimi te videos është 20 Nëntor 2017.
Fituesit e konkursit do të shpallen më datë 25 Nëntor 2017.
Videot do të vlerësohen nga specialistët e Sektorit te Komunikimit. Do të zgjidhet videoja më inovative dhe originale e cila në mënyrë gazmore thekson aspektin rinor të universitetit.
Konkursi do të kurorëzojë 3 fitues:
– Çmimi i parë 10 000 lekë,
– Çmimi i dytë 5 000 lekë,
– Çmini i tretë 2 000 lekë.
Të tre video fituese do të publikohen gjatë këtij viti akademik në rrjetet sociale të Uv-ës.