Takim me Ambasadoren Greke dt.26.10.2017


Takim me Ambasadoren Greke dt.26.10.2017

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

Sot, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë,  Prof. Dr. Roland Zisi dhe Zv. Rektori P.h.D Enkelejd Mëhilli zhvilluan një takim pune me Ambasadoren Greke, Znj. Eleni Surani, si dhe zv. Ambasadorin z. Grigoris Delavekouras.

Fillimisht Rektori i UV prezantoi universitetin si dhe e informoi znj. Ambasadore per marrëdhëniet e mira te Universitetit me Institucione te Arsimit te lartë Helene, si atë të Janines, Kretës dhe Korfuzit. Nga ana e saj, znj. Surani  theksoi se vizionidhe qëllimi i saj janë të dyfishtë. Të përmirsojë marëdhëniet institucionale midis universiteteve shqiptare dhe atyre greke si dhe marëdhëniet midis studenteve me qellim vendosjen e kontakteve ndërstudentore.

 

  • Përmirsimi i marrëdhënieve midis IAL-ve të dy shteteve është nje nga qëllimet institucionale të znj. Surani. Në kuadër të marrëdhënieve ndërstudentore, znj. Ambasadore propozoi që nje grup studentësh të UV, me mbulimin financiar të ambasadës, të vizitojnë Greqinë, me qëllim vendosjen e kontakteve njerëzore, që do të ndihmojë në avancimin e marrëdhënieve shumë të mira që kanë dy popujt tanë. Znj. Surani propozoi që në këtë vizitë të përfshihen studentë me vështirësi ekonomike,të cilët nuk kanë mundësi të kryejnë udhëtime jashtë Shqipërisë.

 

  • Rektori i UV e falenderoi znj. ambasadore dhe e pranoi me kënaqësi propozimin. Në vazhdim të takimit nga ana e Rektorit te UV u kërkua:

 

1-Të jepen 2 (dy) bursa studimi për studentët e UV-së , 1(një) student bachelor dhe 1(një) student master. Per këtë kërkesë,znj ambasadore ra dakord dhe u angazhua që kjo kërkesë të plotësohet sa më shpejt.

2-Ndihma e ambasadës për realizimin e testit zyrtar të gjuhës greke në UV ( pajisja me çertifikatë).

Në këtë pikë, znj ambasadore mori angazhim që do t’a vlerësonte dhe do të informonte rektorin e UV.

3-Nga ana e ambasadës të financohet pagesa e një pedagogu, me qellim që gjuha greke te jete lëndë me zgjedhje.

4-Zhvillimin e leksioneve të hapura për studentët me qëllim njohjen e historisë dhe kulturës së Greqisë dhe Shqipërisë për të forcuar miqësinë e dy popujve fqinjë.

Per dy pikat e fundit znj. Ambasadore ishte pozitive dhe e hapur per t’I diskutuar gjatë muajve të ardhshëm me qëllim realizimin e tyre vitin tjetër akademik.

-Se fundi Ambasadorja Greke gjithashtu propozoi pjesëmarrjen e kompanive greke gjatë Open Day që zhvillon UV. Kjo mund të ndihmojë dhe në punësimin e studentëve në këto biznese.,

Në përfundim të këtij takimi të parë dhe mjaft të frutshëm, prej të dyja palëve u ra dakord, që në frymën e vendosur të zhvillohen edhe takime të tjera, me qëllim vendosjen e një bashkëpunimi  fitimprurës.