Departamenti i Kujdesit Shëndetësor të Fakultetit të Shëndetit Publik, në Universitetin”Ismail Qemali” Vlorë organizoi Seminarin Trajnues me temë “Identifikimi i hershëm i Depresionit Postpartum tek gratë në Maternitetin e Vlorës dhe rëndësia e edukimit të tyre nga personeli shëndetësor “ në kuadër të aktivitetit shkencor që stafi i tij planifikon çdo vit akademik . Përfitues të këtij Seminari janë infermierë dhe Mami që operojnë në rrethin e Vlorës dhe më gjerë.
Seminari u hap me fjalën përshëndetëse të rektorit të universitetit Prof. Dr. Roland Zisi, më pas vijoi me fjalën e tij përshëndetëse Zv. Rektori Enkelejd Mëhilli si dhe Dekanja e Fakultetit të Shëndetit Publik Prof.Asoc Aurela Saliaj.
Meqënëse , Depresioni pas lindjes është një problem i Shëndetit Publik me impakt jo vetëm në shëndetin mendor të nënës por edhe në mirëqenien e familjes së saj, grupi i punës me koordinatore Dr. Rezarta Lalo në bashkëpunim me Msc. Emirjona Kiçaj, Msc.Juliana Xhindoli bëri një studim për të analizuar gjëndjen ekzistuese të këtij fenomeni në rrethin e Vlorës. Rezultatet treguan për një incidencë 62% që identifikoi nevojën pë rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive të personelit infermieror si profesioniste të shëndetit , pë të zbuluar në mënyrë të hershme simptomat e depresionit pas lindjes dhe pë të ofruar kujdes, support dhe edukim shëndetësor të grave të rrezikuara .
Seminari është i akredituar nga QKEV me 5 kredite.