Njoftim punësimi


NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë dhe angazhim me kohë të pjesshme, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:

 

FAKULTETI I SHËNDETIT PUBLIK

 

  1. DEPARTAMENTI I KUJDESIT SHËNDETËSOR

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (një vend i lirë) si më poshtë:

 

1 (një) pedagog të fushës së Mjekësisë.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhim me kohë të plotë.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve Paraklinike në veprimtaritë akademike: leksione, seminare.
  • Kërkim shkencor individual dhe në grup.
  • Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme. Diploma e Ciklit të Tretë të Studimeve (Doktor i Shkencave) jep prioritet.
  2. Nota mesatare minimale 8 (tetë).
  3. Të kenë njohje të nivelit B2-C1 në gjuhën angleze. Njohja e gjuhës gjermane jep përparësi.
  4. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  5. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  7. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  8. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

 

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (dy vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) mjek specialistë në fushën e Obsetrikë-Gjinekologji.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve:
  • Bazat e Obsetrikës për mami
  • Gjinekologji

në veprimtaritë akademike: leksione.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme dhe Diplomën e Specializimit në fushën e lëndës përkatëse (mospasja e saj është skualifikuese!!!).
  2. Të jenë të punësuar në shërbimin shëndetësor të fushës përkatëse.
  3. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  4. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  6. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  7. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

 

  1. DEPARTAMENTI I INFERMIERISË

 

Personel akademik me angazhim me kohë të pjesshme (pesë vende të lirë) si më poshtë:

 

2 (dy) mjek specialistë në fushën e Kirurgjisë.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve:
  • Kirurgji
  • Kirurgji e avancuar I

në veprimtaritë akademike: leksione

1 (një) mjek specialistë në fushën e Kirurgji Obstetrikale

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve:
  • Kirurgji obstetrikale

në veprimtaritë akademike: leksione

 

1 (një) mjek specialistë në fushën e Ortopedi-Traumatologji

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve:
  • Kirurgji e avancuar II

në veprimtaritë akademike: leksione

 

1 (një) mjek – psikiatër specialist

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhimin me kohë të pjesshme.
  • Mësimdhënie në modulet e Lëndëve:
  • Infermieri e aplikuar në Shëndet Mendor

në veprimtaritë akademike: leksione

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të kenë diplomë në Mjekësi të Përgjithshme dhe Diplomën e Specializimit në fushën e lëndës përkatëse (mospasja e saj është skualifikuese!!!).
  2. Të jenë të punësuar në shërbimin shëndetësor të fushës përkatëse.
  3. Të kenë njohuri/eksperiencë mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore).
  4. Të mos kenë pasur masa disiplinore të largimit nga puna në universitet/institucion shëndetësor apo të kenë patur më parë vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale.
  5. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të jenë të motivuar për të punuar në grup.
  6. Të jenë të aftë të garantojnë standartin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  7. Të plotësojnë kriteret e punësimit të përcaktuar në statut dhe rregulloren e

 

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE

 

  1. QËNDRA KËRKIMORE SHKENCORE

 

Personel akademik (Specialist) me angazhim me kohë të plotë (një vend i lirë) si më poshtë:

 

1(një) Personel Akademik Specialist në fushën e Gjeologjisë Mjedisore me angazhim me kohë të plotë

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Personel Akademik (Specialist) me angazhim me kohë të plotë
  • Për realizimin e ngarkesës së kërkimit shkencor dhe mësimor.

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Kriteret bazë të përzgjedhjes:
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën gradën shkencore Doktor i Shkencave në fushën përkatëse.
  • Të ketë diplomën “Master i Shkencave”, ose diploma të barazvlefshme me të (Diplomë DIND), në fushën përkatëse me mesatare jo më pak se 8.5 (tetë pikë pesë).
  • Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor” në fushën përkatëse me mesatare jo më pak se 8.5 (tetë pikë pesë).
  • Të zotërojë një gjuhë të huaj perëndimore të dokumentuar nga UT ose institucione të njohura ndërkombëtare
  • Të kenë njohuri të mira dhe aftësi për të punuar me programet kompjuterike.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.
  • Të mos ketë patur më parë apo në vazhdim vlerësime negative të performancës akademike dhe institucionale (vlerësohen më së shumti dhe kanë përparësi personat që kanë vlerësim pozitiv të performancës dhe janë angazhuar në mësimdhënie me kontratë të përkohshme apo kohë të pjesshme në Universitete)
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup.
  • Të jetë i aftë të garantojë standardin e cilësisë dhe efikasitetin në punë.
  • Të ketë njohuri mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor (vlerësohet më së shumti kandidati me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore)
  • Të mos ketë vepruar apo propoganduar në veprim të prishjes së imazhit të universitetit.

Mosplotësimi i një prej kritereve bazë të përzgjedhjes sjell skualifikimin e kandidatit.

 

  1. Kriteret preferenciale të përzgjedhjes si më poshtë:
  • Kandidatët me tituj akademikë, Profesor, Profesor i Assoc. dhe ata që kanë fituar gradën shkencore PhD në universitetet perëndimore apo universitete të huaja të njohura në fushën e gjeologjisë mjedisore.
  • Të ketë eksperiencë pune si pedagog i brendshëm dhe/ose i jashtëm në universitete.
  • Të kenë qenë pjesë e hartimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme
  • Të ketë qenë pjesmarrës në konferenca ndërkombëtare, seminare, ëorkshop-e etj.
  • Të kenë artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit.

 

 

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

 

  1. DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA

 

Personel akademik me angazhim me kohë të plotë (dy vende të lirë) si më poshtë:

 

1 (një) Personel akademik me angazhim me kohë të plotë për Gjuhën Frënge

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhim me kohë të plotë
  • Personeli akademik do të zhvillojë kurse të gjuhës frënge për nivele të ndryshme dhe kurse të gjuhës frënge për qëllime të posaçme. Duke qenë se këto kurse kanë në fokus të tyre zhvillimin e katër shprehive(lexim, dëgjim, të shkruarit, të dëgjuarit), me orientim kryesor zhvillimin e aftësive komunikuese në gjuhën frënge dhe prezantimin e elementëve tipik të kulturës frënge, përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës frënge.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të zotërojë së paku diplomë të studimeve universitare “Master i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës frënge dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në një nga vendet e BE-së, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Nota mesatare e cikleve të studimit (cikli i parë dhe i dytë) të kandidatit të jetë jo më pak se 8.
  5. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  6. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.

 

1 (një) Personel akademik me angazhim me kohë të plotë për Gjuhën Angleze

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Pedagog me angazhim me kohë të plotë
  • Personeli akademik do të zhvillojë kurse të gjuhës angleze për nivele të ndryshme dhe kurse të gjuhës angleze për qëllime të posaçme. Duke qenë se këto kurse kanë në fokus të tyre zhvillimin e katër shprehive (lexim, dëgjim, të shkruarit, të dëgjuarit), me orientim kryesor zhvillimin e aftësive komunikuese në gjuhën angleze dhe prezantimin e elementëve tipik të kulturës angleze, përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës angleze.

 

Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  1. Të zotërojë së paku diplomë të studimeve universitare “Master i shkencave” në fushën e kërkuar.
  2. Përparësi do t’u jepet kandidatëve që dëshmojnë nivelin më të lartë të zotërimit të gjuhës dhe kulturës angleze dhe nivelin më të lartë të kualifikimit.
  3. Parapëlqehen kandidatë me kualifikime të fituara në një nga vendet e BE-së, të njësuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit bazuar në nenin 92 të ligjit nr. 80/2015.
  4. Nota mesatare e cikleve të studimit (cikli i parë dhe i dytë) të kandidatit të jetë jo më pak se 8.
  5. Parapëlqehen kandidatë që kanë përvojë universitare në mësimdhënie dhe që kanë një vlerësim pozitiv të paraqitjes akademike dhe institucionale.
  6. Vlerësohen më së shumti kandidatët me eksperiencë studimi dhe mësimdhënie në universitetet perëndimore.
  7. Të kenë aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup. Kandidati duhet ta dëshmojë këtë me përfshirjen në aktivitete që kërkojnë të punuarit në skuadër.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:   Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Sektori i  Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit

Pozicioni përse aplikohet

  1. Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
  • Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Jetëshkrim/ C.V;
  • Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
  • Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
  • Kopje të librezës së punës;
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
  • Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj (nëse e kërkon vendi i punës)
  • Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (nëse e kërkon vendi i punës)
  • Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
  • Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion s’kualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

  1. Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike pas publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  2. Përgjegjësi i Sektorit të Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit brenda dy ditëve pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve tërheq nga zyra e protokollit dosjet e kandidatëve dhe i përcjell tek kryetari i komisionit Ad-hoc.

Konkurimi do të kalojë në dy faza, me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.