Parime të përgjithshme


Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së UV -së janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. UV-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e UV-së dhe përkatësisht: Ligji nr. 9741 datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë të RSH” i ndryshuar, ligji nr.7961 datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i R.SH” i ndryshuar, ligji nr.8485 datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, ligji nr.9367 datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, ligji n 9380 datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, ligji nr.9049 datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, ligji nr.8480 datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike”, si dhe të akteve nënligjore si VKM nr.467 datë 18.7.2007 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kualifikimin, shkencor e pedagogjik, të personelit akademik” të ndryshuar, VKM nr.331 datë 23.3.2009 “Për ndarjen në nivele brenda kategorive të personelit akademik, e renditjen e tyre, si dhe kriteret e kualifikimet për secilin vend pune”, VKM nr. 864 date 5.12.2007 “Për hapjen e programeve të studimeve të doktoratës në institucionet publike të arsimit të lartë dhe përcaktimin e kushteve që duhet të plotësojë studenti, për marrjen e diplomës për gradën shkencore “doktor”, Statuti i UV i miratuar Me Vendim nr.31, datë 22.07.2013 nga Senati Akademik miratuar nga ministri i Arsimit dhe Shkences Z.Myqerem Tafaj, me shkresë nr.4287/1 prot datë 05.09 2013, miratim Statuti i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Rregullore e UV e miratuar me vendimin nr.09 datë 15.02.2013 nga Senati Akademik i UV, i ndryshuar.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.