- Biblioteka e Universitetit funksionon për studentët, pedagogët, punonjësit e kërkimit shkencor, stafin akademik dhe joakademik (administratën dhe punonjësit e tjerë) të Universitetit.
- Shërbimi është dy formësh: shfrytëzimi i literaturës me kartelë dhe me pasaportë (letërnjoftim) sipas udhëzimeve përkatëse, ose në sallë me çertifikatë (letërnjoftim).
- Çdo anëtar i ri duhet të paraqesë letërnjoftimin dhe dokumentet e tjera të duhura dhe të plotësojë formularin e regjistrimit për të hapur kartelën personale të anëtarësimit.
- Kartela e anëtarësimit shërben për kryerjen e veprimeve sa herë që personi tërheq ose dorëzon libra në Bibliotekë.
- Disertacionet, buletinet shkencorë, guidat e ndryshme, fjalorët, enciklopeditë, manualet, katalogët, albumet, hartat, librat me vlerë të veçantë dhe unike, antikuaret, shkrimet e rralla, dorëshkrimet, DVD, CD, periodiku etj., shërbehen vetëm në sallë me pasaportë (letërnjoftim).
- Fjalorët, manualet, albumet, disertacionet, librat me vlerë të veçantë dhe unike, si dhe materialet e tjera të shtypura ose jo libra, të cituara në pikën 4, nuk huazohen. Ato jepen vetëm për shfrytëzim në sallë.
- Librat apo revistat i jepen të interesuarit për përdorim të jashtëm, konform rregullave me afat maksimal 15 ditor. Në rast se anëtari i bibliotekës ka nevojë për të zgjatur afatin e huazimit të librit, rikonfirmohen shënimet në kartelë dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të librit jashtë bibliotekës, gjithmonë brenda segmentit kohor 15 ditë.
- Nuk lejohet dëmtimi i librit, të shkruarit në të apo nënvizime të ndryshme.
- Për çdo libër të humbur nga ana e lexuesit, nëqoftëse nuk bëhet zëvendësimi me të njëjtin titull, zhdëmtohet me 10 fishin e vleftës së librit, me faturë nga Dega e Financës dhe e Buxhetit të Universitetit (për librat e vjetër bëhet konvertimi me çmimet e sotme).
- Për librat unikalë, në rast dëmtimi, vlerësimi i zhdëmtimit vendoset nga një komision i posaçëm.
- Në fondet e librit, të periodikut dhe në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të pihet duhan.
- Brenda mjediseve të Bibliotekës, në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të flitet me zë; studiohet në qetësi dhe mund të komunikohet me zë të ulët.
Udhëzime për përdoruesit mbi anëtarësimin në Bibliotekën Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë:
I – Studentët
Studentët që kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës Shkencore të Rektoratit “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
- Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitetet e nevojshme, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
- Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
- Të dorëzojë një vërtetim me vulë nga fakulteti, ku vijon studimet, të firmosur nga kryesekretarja dhe dekani i fakultetit. (Vërtetimi konfirmon, që personi i interesuar për t’u anëtarësiuar në Bibliotekën e Universiteti, është student i këtij universiteti, në degën përkatëse për vitin akademik që jemi aktualisht. Vërtetimi nuk kthehet, ruhet në arkivin e Bibliotekës)
- Regjistrimet e anëtarësimit apo freskimi i tyre (rianëtarësimi) bëhen çdo vit akademik.
II – Stafi akademik dhe personeli administrativ
- Stafi akademik dhe joakademik i universitetit, kërkuesit shkencorë dhe punonjësit e institucionit tonë, të cilët kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
- Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitete e nevojshm, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
- Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
- Pedagogët e emëruar rishtas dhe punonjësit e rinj, të dorëzojnë një vërtetim nga punëdhënësi (përgjegjësi i Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentit Zyrtar dhe Rektori).