QKSH Rregullore

Rregullorja e brendshme

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”
QENDRA KERKIMORE SHKENCORE

VLORE

  1. Qendra e Kerkimit Shkencor – Studime Mjedisore është njësi bazë në Universitet. Eshtë hapur me vendim të  Senatit Akademik në përputhje me Nenin 8/3 të ligjit të AL.
  1. Ajo kryen kërkim shkencor bazë ose të aplikuar si dhe studime dhe projekte për zhvillim.
  1. Qëndra merr pjesë në realizimin e programeve të studimeve të Ciklit të dytë dhe të tretë. Këto programe konsiderohen punë kërkimore dhe planifikohen.
  1. Veprimtaria e qëndrës synon rritjen e cilësisë së arsimimit nëpërmjet integrimit të kërkimit me mësimin, duke paisur studentët me aftësi metodologjike për kërkim.
  1. Veprimtaria e qëndrës ndihmon në përmirësimin e kualifikimit të personelit akademik.
  1. Qëndra kryen gjithashtu edhe për të tret shërbime të kualifikuara si ekspertiza, analia, etj.
  1. Qëndra mund të kryej programme dhe projekte kërkimore në bashkëpunim me institucione të tjera publike ose private, brenda dhe jashtë vendit.
  1. Tematika e qëndrës hartohet në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit, nevojat e përfshirjes në punë kërkuese të studentëve, kualifikimin e vazhdueshëm të personelit akademik si dhe burimet financiare në dispozicion.
  1. Struktura e qëndrës do të përbëhet nga një personel efektiv të mirtuar nga rektorati si dhe nga pedagogët e departamenteve të tjera që do të kryejnë veprimtari kërkimore shkencore krahas mësimdhënies.
  1. Fillimisht qëndra përbëhet nga këto njësi:
    1. Seksioni i gazkromatografisë.
    2. Seksioni i biologji kimisë.
    3. Seksioni i fizikës së mjedisit.
    4. Seksioni i gjeomjedis – turizëm.
    5. Seksioni i shëndetit publik.
  2. Pranë qëndrës ngrihet Këshilli Shkencor i cili diskuton dhe miraton planin e punës kërkimore shkencore dhe studimore, projektet e paraqitura si dhe vlerësimin e studimeve të planiikuara. Përbërja e këtij këshilli miratohet nga zv. Rektori përkatës.
  1. Ndërmarrja e studimeve do të paraqitet në formë të projekteve sipas një modeli të miratuar i cili do të përmbajë qëllimin dhe objektin e studimit, përmbajtja (bazat teorike) të studimit, aparatuar dhe bazë materjale e nevojshme, marrja e ruajtja e kampioneve, metoda e punës eksperimentale dhe vlerësimi financiar.
  1. Projektet mbas shqyrtimit në Këshillin Shkencor të Qëndrës miratohen nga Zv. Rektori përkatës.
  1. Studimet e përfunduara, metodikat analitike do të paraqiten në përputhje me një model të miratuar, do t’i nënshtrohen oponencës së kualifikuar, do të shqyrtohen në Këshillin Shkencor të Qëndrës dhe do të miratohen nga Zv. Rektori përkatës.
  1. Projekt studimet, metodikat do të jenë të indeksuara dhe të arshivohen.
  2. ndjekja e ecurisë së punës shkencore dhe studimeve të qëndrës bëhet një përgjegjësi e qëndrës.
  1. Për nevoja  të tematikës së qëndrës angazhohen edhe specialist, studjues jashtë Universitetit.
  1. Veprimtaria e qënrës e përqëndruar kryesisht në studime mjedisore, monitorime të mjedisit (ajër, ujë dhe dhera) lidhur me gazet ndotës të atmosferës, hidrokarbure aromatik dhe poliaromatik, pesticide dhe ngarkesë bakterologjike, fizika e ambjentit, gjeomjedisi dhe gjeoturizmi, biologjia detare, kontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore, pijeve, lëndëve të djegshme, etj.
  1. Ngarkesa e punës shkencore për çdo pedagog do të bëhet në përputhje me ligjet e AL, udhëzimet përkatëse të MASH dhe të rektoratit të Universitetit.

Pergjegjësi i Qëndrës Kërkimore Shkencore

Prof. Dr. Bilal Shkurtaj