[:sq]
Në këtë ngjarje të shënuar për qytetin e Vorës dhe rajonit jugor, ishin të pranishëm stafi akademik i UV-së, qindra qytetarë vlonjatë, studentët dhe familjarët e tyre, të cilët kishin ardhur për të përjetuar nga afër suksesin e fëmijëve të tyre.
Ishin të pranishëm gjithashtu, Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë, Vlorë, deputetët e Vlorës në parlamentin shqiptar; Znj. Vilma Bello, Znj. Menada Meçorapaj, z. Fate Velaj, z. Edi Leka dhe z. Vullnet Sinaj. E nderuan këtë ceremoni edhe Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, z. Arben Breshani, Drejtore e DAR, Vlorë, Znj. Albana Hodaj, si autoritete të tjera lokale.
Me këtë rast, rektori i UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi, falënderoi prindërit dhe familjarët e të diplomuarve për besimin e treguar ndaj institucionit që ai drejton, për faktin se ata zgjodhën UV-në për t’u shkolluar e diplomuar si dhe iu përcolli atyre respektin dhe mirënjohjen e gjithë stafit akademik dhe administrativ të institucionit.
Në ceremoninë e diplomimit përshëndetën Z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë, Vlorë, deputetja e Vlorës znj. Vilma Bello si dhe Drejtore e DAR, Vlorë, Znj. Albana Hodaj.
Përshendetën gjithashtu dekanët e katër fakulteteve të UV-së, Prof. Aurela Saliasi, Prof. Albert Qarri, Prof. Hajdar Kicaj, Zvdekania Aulona Haxhiraj. Sudentët ekselentë dhe dhjetra studentë që morën diplomën shprehën emocionet, vlerësimet dhe përjetimet e tyre për vitet e studimit, jetën studentore dhe kujdesin e stafit akademik ne krijimin e kushteve bashkekohore universitare.
[slide-anything id=”12816″][:]