[:sq]
NJOFTIM
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall konkursin për vende të lira pune, për personel akademik me angazhim me kohë të plotë, referuar nevojave të mësimdhënies në fakultetet dhe departamentet, për vitin akademik 2017-2018 si më poshtë:
FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE
- DEPARTAMENTI KIMISË
Personel akademik me angazhim me kohë të plotë ( një vend i lirë) si më poshtë:
1 (një) personel akademik
Përshkrimi i vendit të punës:
- Personel akademik me angazhim me kohë të plotë.
- Mësimdhënie në veprimtaritë akademike: leksione, seminare
- Kërkim shkencor individual dhe në grup.
- Mbështetje për nevojat e departamentit dhe fakultetit.
- Të interesuarit për vendet e mësipërme duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme
Përveç kritereve të parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e UV-së, parashtrojmë kriteret e mëposhtme:
Kriteret bazë që duhet të plotësojë kandidati:
- Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Master i Shkencave” në fushën e “KIMI” me mesatare jo më pak se 8.5 (tetë pikë pesë).
- Kandidati duhet të zotërojë diplomën “Bachelor”, në fushën e “Kimisë” me mesatare jo më pak se 8.5(tetë pikë pesë) / Kandidati duhet të zotërojë diplomën “DIND”, në fushën e “Kimisë” me mesatare jo më pak se 8(tetë).
Kriteret preferenciale dhe përzgjedhëse të kandidatëve:
- Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Prof. Dr ose Prof. As. në fushën e Kimisë
- Kandidatë të cilët kanë fituar gradën Doktor i Shkencave në fushën e Kimisë
- Kandidatë që ndjekin studimet e ciklit të tretë të Doktoraturës në fushën e Kimisë
- Vlerësimi i kandidatëve për punësim si staf akademik më kohë të plotë bëhet sipas pikëve të mëposhtme:
Të dhënat | Pikë | |
Shkollimi | Mesatarja Bachelor
|
0.5 pikë për çdo 1/10 mbi notën mesatare 8.5 |
Mesatarja DIND (4 vjet) | 0.75 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Mesatarja DIND (5 vjet) | 1 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Mesatarja Master i Shkencave | 0.5 pikë për cdo 1/10 nga nota 8.5 | |
Doktor i Shkencave në fushat e kërkuara. | 30 pikë | |
PhD ne Universitet Perëndimore në fushat e kërkuara | 40 pikë | |
Profesor i Asociuar në fushat e kërkuara | 50 pikë | |
Profesor Doktor në fushat e kërkuara | 70 pikë | |
Përvojë akademike në IAL | Eksperienca në mësimdhënie ne IALpublike, me kohë të plotë | 1 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 5 pikë) |
Eksperienca në mësimdhënie ne IAL publike, me kohë të pjesshme | 0,5 pikë për çdo vit pune (jo më shumë se 2 pikë) | |
Aktiviteti kërkimor shkencor dhe i botimit.
|
Artikuj të botuar në revista perëndimore të njohura me Faktor | 2 pikë/artikull |
Artikuj të botuar në revistë jashtë vendit me bord editorial me ISSN | 1 pikë/artikull | |
Artikuj të botuar në revistë brenda vendit me bord editorial me ISSN | 0.5 pikë/artikull | |
Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare (me abstract) | 0.5 pikë/konferencë | |
Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare ku punimi është botuar në proceeding me ISBN | 1 pikë/konferencë | |
Eksperienca pjesmarrje ne projekte, organizim konferencash, seminaresh, udhëheqje doktoratash etj | 1 pikë për secilën
|
|
Botim monografie me ISBN brenda vendit | 3 pikë/monografi | |
Botim monografie me ISBN jashtë vendit | 5 pikë/monografi | |
Autor teksti me ISBN në fushën përkatëse të pranuar nga njesia bazë | 5 pikë/tekst | |
Kualifikime | Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit brenda vendit | 3pikë/vit |
Specializim jo më pak se një vit në fushën përkatëse të studimit jashtë vendit | 5 pikë/vit |
Intervista 10 pikë
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
- Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,
Adresa: L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri
Sektori i Administrimit të Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit
Pozicioni përse aplikohet
- Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Formularin e aplikimit i cili mund të shkarkohet në faqen e internetit të universitetit në adresën univlora.edu.al, ose të tërhiqet dorazi në zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë;
- Fotokopje të kartës së identitetit ID;
- Jetëshkrim/ C.V;
- Kopje të noterizuar të Diplomës/ave dhe listës/ave së notave të studimeve universitare.
- Kopje të noterizuar të gradës shkencore dhe titujve akademik.
- Kopje të librezës së punës;
- Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit.
- Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
- Dëshmi të noterizuara të kualifikimeve, trajnimeve, arsimim shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
- Dëshmi të noterizuara të njohjes së gjuhës së huaj.
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare,workshop-e etj
- Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.
- Konkurimi do të kalojë në dy faza, me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë.
[:]