Aktivitete njoftime

[:sq]CEREMONI DHURIMI TE TEKSTEVE[:]

[:sq]Në datën 05. 12. 2017 pranë Fakultetit të Shkencave Teknike, u organizua ceremonia e dhurimit të disa teksteve bashkëkohore, në fushën e Inxhinjerisë dhe Biologjisë. Ky donacion u mundësua nga Petrolifera Italo Albanese me ndërmjetësimin e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë. Tekstet do të jenë në dispozicion të pedagogëve dhe studentëve të Fakultetit. Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Roland Zisi, Konsulle e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Luana Alite Micheli, Përfaqësuesi Italian i Petroliferes Stefano Borghesi, kryetari dhomes së Tregetisë Arben Breshani, dy zv.rektoret e UV, Prof. Dr Bilal Shkurtaj dhe PhD Enkelejd Mehilli, Dekani i Fakultetit te Shkencave Teknike Prof.Asoc. Hajdar Kicaj, përgjegjësit e departamenteve ,stafi akademik dhe studentët e FSHT si dhe shumë pedagogë dhe studentë të tjerë të UV.
Rektori i Universitetit vlerësoi bashkëpunimin e nisur dhe shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e UV për bashkëpunime të mëtejshme. Ai falenderoi gjithashtu edhe përfaqësuesit e shtetit Italian për këtë inisiativë. Ceremonia u zhvillua në një frymë bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse për bashkëpunime të tjera me këto institucione.
[:]