njoftime Njoftime FSH

DHURONI GJAK SHPETONI JETE

 

 

Sot, në kuadrin e aktiviteteve sensibilizuese të “Programit të Dhurimit Vullnetar të Gjakut”, organizuar nga  Kryqi i Kuq dhe Banka e gjakut pranë Spitalit Rajonal, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, u zhvillua një seancë sensibilizim-dhurimi.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e rektorit të universitetit, Prof. Dr.Roland Zisi

Në përgjigje të thirrjes sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut, studentët e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit ” Ismail Qemali” Vlorë janë duke dhënë ndihmën e tyre modeste për të gjithë personat në nevojë. Një ndihmesë të veçantë dhanë gjithashtu edhe pedagogët “ Fakultetit të Ekonomisë”. Ndër t’a mund të veçojmë kontributin në sensibilizim të dekanit, Prof. Dr.Albert Qarri, të pedagogut Grigor Dede etj…

Një falenderim i veçantë shkon për ata dhjetëra studentë që kanë shprehur dhe janë duke shprehur gadishmërinë e tyre për dhurim gjaku!