njoftim punesim

Njoftim Punësimi

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

  1. Punonjës pastrimi/sanitar (një vend i lirë) si më poshtë:

 

Niveli minimal i diplomës “Arsim 8-vjecar”

– Niveli i pagës bazë sipas klasës  I;

PËRGJEGJËSITË KRYESORE PËR POZICIONIN:

 

Është përgjegjës për pastrimin dhe mirëmbajtjen nga ana higjeno-sanitare dhe funksionale e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme si dhe te ambjenteve hido-sanitare(tualeteve) të cilat janë në administrim të universitetit “Ismail Qemali“, Vlorë.

 

KËRKESAT DHE KUALIFIKIME PËR POZICIONIN:

  • Të ketë eksperiencë pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi
  • Të zotërojë minimalisht diplomë të arsimit bazë .

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Leter interesi që shpjegon përshtatshmërinë për pozicionin
  • Jetëshkrimin
  • Kopje të diplomës dhe të Listës së notave (noterizuar)
  • Kopje të librezës së punës
  • Fotokopje te kartës së identitetit ID
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit me Universitetit “Ismail Qemali” Vlore
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore

 

Aplikantët të cilët i dorezojne dokumentat te pa noterizuar ose kane mangesi ne dokumentacion s’kualifikohen menjehere.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit.

 

AFATI I FUNDIT I DORËZIMIT TË APLIKIMEVE

14 ditë nga dita e publikimit te njoftimit ne A.P.P Tirane.

 

Zarfat e ardhur pas kësaj date nuk do t’i kalohen komisionit për vlerësim.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar

Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës me gojë

 

Skema e vleresimit për pozicionin e sanitares

  • Eksperienca në punë (max 30 pike) Per cdo vit  5 pikë
  • Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës (10 pike)
  • Intervista me goje (60 pikë)