njoftime

Maji, Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Lëkurës

Maji është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Lëkurës, një kohë vendimtare për të treguar  rëndësinë e mbrojtjes së lëkurës dhe të kuptuarit e rreziqeve që lidhen me kancerin e lëkurës.

Kjo Iniciativë Shëndetësore kishte në fokus informimin dhe edukimin komunitar për rreziqet e kancerit të lëkurës.

Në dt. 8 Maj 2025, në kuadrin e Muajit të Ndërgjegjësimit të Melanomës, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, organizoi aktivitetin promocional informues dhe sensibilizues me temë:

“Edukimi i komunitetit si element kyç për të rritur ndërgjegjësimin për simptomat, shkaqet dhe parandalimin e Melanomës”.

Tematikat e informimit:

  • Shkaqet e Melanomës
  • Format e Kancerit të Lëkurës
  • Përdorimi i Sistemit ABCDE
  • Faktorët Kryesorë të Rrezikut
  • Masat Parandaluese
  • Rëndësia e Informimit dhe Edukimit

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin student të vitit të dytë, Infermier i Përgjithshëm të Fakultetit të Shëndetit. Aktiviteti filloi në trajtën e një marshimi sensibilizues përgjatë bulevardit Teatri Petro Marko-Sheshi i Flamurit, gjatë të cilit studentët mbanin në duar postera me informacione të shumta mbi Melanomën.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe informacione të ndryshme rreth kujdesit që duhet treguar për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme UV, mbi shëndetin e lëkurës, sigurinë nga dielli, parandalimin e nxirjes dhe ekzaminimet e kancerit të lëkurës.

Aktiviteti më pas u vendos tek sheshet “Petro Marko dhe Tre Rracat” ku anëtarët e grupit të punës së bashku me studentët, ofruan për komunitetin, këshilla shëndetësore dhe shpërndanë kapele sportive, çadra dielli me logo UV për mbrojtjen nga rrezet e diellit.

 

MOS HARRONI!

Aplikoni një krem mbrojës me spektër të gjerë të Spf 30+ dhe ri-aplikoni çdo dy orë, ose pas punës, notit, duke luajtur apo ushtruar jashtë.

MELANOMA: MBRO VETEN NGA DIELLI

Koordinatore, Dr. Glodiana Sinanaj

Grupi i punës: 

Prof. Asoc. Fatjona Kamberi

PhD. (Cand) Brunilda Subashi

 

Melanoma fletepalosje 9 Maj 2022 (3)

Posteri – Melanoma