Konferenca e 1-rë Ndërkombëtare, “Epidemia e heshtur e sëmundjeve jo të transmetueshme: qasje inovative dhe multidisiplinare për parandalimin dhe menaxhimin” – “The Silent Epidemic of Non-Communicable Diseases: Innovative & Multidisciplinary Approaches for Prevention & Management” (1st INTERCON-SE-NCDs-I-MAP), një bashkëpunim i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik (SRC4PH), Fakulteti i Shëndetit do të organizohet në 3 Maj 2025, në Sallën “Ali Asllani”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.
Objektivi i kësaj konference ndërkombëtare është të bashkojë ekspertë nga fusha të ndryshme (mjekë, profesionist i kujdesit shëndetësor, fizioterapistë, farmacistë, stomatologë, akademik, kërkues shkencor dhe studentë) dhe grupe të tjera interesi në një platformë të përbashkët për të ofruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve jo të transmetueshme.
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij eventi ndërkombëtar me qasje multidisiplinare
3 Maj 2025
- Salla “Ali Asllani”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Dërgimi i abstrakteve: 14 Mars – 10 Prill 2025
Për dërgimin e abstrakteve për prezantime orale & e-poster:
- rezarta.petani@univlora.edu.al
- fatjona.kamberi@univlora.edu.al
Koordinatore të Konferencës:
Prof. Assoc. Rezarta Lalo
rezarta.petani@univlora.edu.al
Prof. Assoc. Fatjona Kamberi
fatjona.kamberi@univlora.edu.al
#Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
#Qendra e Kërkimit Shkencor për Shëndetin Publik
#SRC4PH
#Konferenca e Parë Ndërkombëtare
#UV
#Ndërkombëtarizim
Broshura Konferenca 3 maj 2025_DKSH_SRC4PH