Në datat 3-4 shkurt 2025 në Universitetin e Nju Jorkut, Tiranë, u zhvillua takimi çelës i projektit “DUALBA (Strengthening capacities for the implementation of dual education in Albanian higher education)”. Ky projekt i rëndësishëm i financuar nga BE, përmes programit “Erasmus+”, aksionit “KA2, CBHE, strand 3”, synon të përmirësojë kompetencat e të diplomuarve të arsimit të lartë në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të modelit të arsimit të dyfishtë (modeli DUALBA). Arsimi i dyfishtë mundëson fitimin e njohurive dhe aftësive të rëndësishme duke kombinuar arsimin formal me trajnimin e fituar në vendin e punës, duke e bërë shkollimin më të punësueshëm dhe më të përafrueshëm me nevojat e punëdhënësve. Përpos angazhimit në të gjitha paketat e projektit, UV është partner lider i paketës 7, që lidhet me shpërndarjen dhe shfrytëzimin e rezultateve të projektit. Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në modernizimin e arsimit të lartë shqiptar dhe forcimin e bashkëpunimit universitet-industri.
#DUALBA #Eramus+ #dualEducation #EnhancedCapacities