Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin nr. 30 datë 06.02.2025 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist arkive”, pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Specialist i Arkivës përveç legjislacionit në fushën e arsimit të lartë, e mbështet veprimtarinë e tij edhe në Ligjin Nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”, si dhe në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH.