njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për stafin akademik dhe ndihmës akademik në “Czech University of Life Sciences Prague” në Republikën Çeke.

Thirrje mobiliteti për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA171 International Credit Mobility në “Czech University of Life Sciences Prague” në Republikën Çeke.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim meCzech University of Life Sciences Prague” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA171.

Ftohen të aplikojnë stafi akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie ose Trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 3 për mësimdhënie

2 për trajnim

– Periudha e mobilitetit: Semestri pranvere 2025.

– Dieta ditore: 140 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë në UV, i cili lidhet me fushën sipas kodit ISCED “05 Inter-disciplinary programmes and qualifications involving agriculture, forestry, fisheries and veterinary”
  • Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me angazhim me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës së huaj sipas nivelit të përcaktuar në marrëveshjen ndër-institucionale (minimumi niveli B2 gjuhe angleze/ çeke).

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike për stafin akademik (titulli akademik/ grada shkencore).
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje ID/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është diplomuar për gjuhë angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresen elektronike international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 15/01/2025.

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.czu.cz/cs

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!

 

Formular staf akademik_PB (1) (16)