njoftime

Takim midis Prof. Dr. Aurela Saliaj, përfaqësues UV dhe Ambasadoritgjerman Z. Karl BERGNER, përfaqësues të Ambasadës gjermane si dhe përfaqesues të qendrës Gëte

Sot më datë 29.08.2024, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, pranë Biblotekës “NerminVlora” Falaschi u zhvillua takimi midis përfaqësuesve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe Ambasadorit gjerman Z. Karl BERGNER, përfaqësues të Ambasadës gjermane si dhe përfaqesues të qendrës Gëte. Në këtë takim morën pjesë drejtues të njësive kryesore dhe drejtues të njësive bazë në UV. 

Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të Rektores Prof. Dr. Aurela e cila bëri një prezantim për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, studentët, programet e studimit, si dhe një përshkrim të shkurtër të Fakultetit të Shëndetit të cilën ajo e ka drejtuar prej shumë vitesh si dekane.

Më pas fjalën e mori Ambasadori Z. Karl BERGNER i cili falenderoi Rektoren e Universitetit si dhe përfaqësuesit e tjerë të institucionit për këtë takim si dhe shprehu interesin për të ritur cilësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në këtë takim përshëndetën gjithashtu Zëvendësrektori për Kërkimin shkencor dhe zhvillimin institucional Prof.Asoc Enkelejd Mëhilli, drejtuesja e departamentit të Gjuhëve të Huaja Prof. Asoc. Kozeta Hyso, Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore Prof.Asoc.Hajdar Kicaj, si dhe drejtuesi i Departamentit të Ekonomiksit Prof.Asoc. Florian Miti.

Gjithashtu fjalën e mori Drejtori i Qëndrës Kërkimore Shkencore Prof. Asoc. Kristofor Lapa, i cili u shpreh se në fokus të UV-së janë kryesisht projektet me partnerët e huaj si dhe trajnimet e studentëve të cilat janë implementuar shume mire për projektin më të fundit Vlora “Smart City”.

Pala gjermane shprehu gadishmerinë për mundësinë që ofron shteti gjerman për kurset verore të gjuhës gjermane si dhe zhvillimin e kurseve të tjera në IT, shëndetsi apo bashkëpunime me IAL gjermane.