njoftime

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË DHE UNIVERSITETI I BARIT “ALDO MORO” ZYRTARIZOJNË IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT MASTER SHKENCOR NË PROJEKTIM DHE MENAXHIM I SISTEMEVE TURISTIKE DHE KULTURORE

Ditën e enjte, datë 13.06.2024, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Prof. Stefano Bronzini, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, shoqëruar nga Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillim Institucional, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, Drejtuesia e Departamentit të Biznesit Prof. Asoc. Fioralba Vela dhe Konsull i Republikës së Shqipërisë në Bari Dr. Arjan Vasjari, zhvilluan një vizitë një ditore pranë këtij Universitetit. Kjo vizitë pune u zhvillua për për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy Universiteteve në shkëmbimin e studentëve dhe pedagogëve në fushat me interes të përbashkët dhe për të diskutuar mbi implementimin e programit të studimit Master i Dyfishtë në “Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore”. Fillimisht Rektori i Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Prof. Stefano Bronzini falenderoi Rektorin e UV si dhe delegacionin shqiptar për vizitën dhe theksoi lidhjet e ngushta të Italisë me Shqipërinë. Po ashtu, Prof. Bronzini i konfirmoj Rektorit të UV-së, Prof. Dr. Roland Zisi mbi vullnetin e tij dhe të institucionit që ai drejton për thellimin e bashkëpunimit midis dy Universiteteve. Nga ana e tij, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi shprehu mirënjohjen dhe falenderime në emër të institucionit që drejton për Prof. Bronzinin si dhe gjithë stafin e tij. Prof. Zisi theksoi kontributin e rëndësishëm të Kryeministrit Edi Rama për nënshkrimin e marrëveshjeve për implementimin e programeve të dyfishta të studimit më Universitete italiane. Prof. Zisi bëri dhe një falenderim të veçantë për Dr. Arjan Vasjari, Konsull i Republikës së Shqipërisë në Bari, për shkak të kontributit të tij mbi bashkëpunimin e UV-së me Universitetet italiane dhe specifikisht me Universitetin e Barit “Aldo Moro”. Gjatë vizitës u zhvillua dhe një konferencë për shtyp në të cilën morrën pjesë nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit, Prof. Stefano Bronzini, Prof. Giovanni Lagioia (Drjetues i Departamentit) dhe Celeste Boccuzzi (Përgjegjëse për implementimine programit të dyfishtë). Gjatë konferencës për shtyp u prezantua nga dy Rektorët dhe marrëveshja specifike mbi implementimin e programit të dyfishtë në Projektim dhe Menaxhim i Sistemeve Turistike dhe Kulturore.