Më datën 27 Maj 2024 në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali’ Vlorë, u mirëpritën z. Thomas Kerkoff, Kryetar i Bashkisë të Bocholt në Gjermani, z. Bjorn Volmering, Nënkryetar i Bashkisë për Kulturë, Shkencë dhe Çështje Sociale, Z. Brahim Krasniqi Kryetar i Shoqatës Gjermani-Shqipëri si dhe. Z. Agim Rama.
Përfaqsuesit Gjermanë u pritën nga zv. Rektorët e institucionit, Prof. Asoc. Frosina Londo (zv. Rektore Akademike) dhe Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli (zv. Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional).
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i çështjeve të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Bashkisë së Bocholt-it si dhe Universitetit Westfälische Hochschule që ndodhet në këtë zonë me të cilin UV ka marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA107.
Fillimisht, zv. Rektorët informuan Z. Krekoff dhe grupin e tij mbi Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, procesin e ndërkombëtarizimit, arritjet dhe sfidat e ndryshme si dhe bashkëpunimin që UV ka me institucione Gjermane të Arsimit të Lartë. Z. Krekoff shprehu dëshirën për bashkëpunim midis dy institucioneve si dhe konfirmoj gadishmërinë e tij për mbështetjen e studentëve të UV-së të cilët semestrin tjetër do të zhvillojnë pjesë të studimeve të tyre pranë Universitetit Westfälische Hochschule.