Në datën 23 Maj, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë përfaqësues të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) zhvilluan një takim me studentë të universitetit me qëllim mundësinë e tyre për punësim pranë këtij institucioni.
Fillimisht, përfaqësuesit e SHISH u pritën nga zv. Rektori Akademik Prof. Asoc. Frosina Londo dhe zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli. Zv. Rektorët pasi i informuan për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ju drejtuan sallës Rilindja ku një numër i madh studentësh ishin të pranishëm për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, falenderoi përfaqësuesit e SHISH për vizitën e tyre në UV si dhe studentët për intersin e lartë që treguan për të qenë pjesëmarrës në këtë takim.
Në fjalën e tyre, përfaqësuesit e SHISH, pasi falenderuan universitetin për gadishmërinë e tij për organizimin e këtij aktiviteti, informuan studentët për rolin madhor që SHISH ka për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, nëpërmjet instrumenteve të inteligjencës. Më pas ata informuan studentët për mundësinë që kanë për të punuar pranë Shërbimit Informativ të Shtetit. Ata theksuan se ky është takimi i parë që zhvillojnë me studentë të Universiteteve dhe se SHISH ofron mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë për gjeneratat e reja brenda dhe jashtë vendit. Paralelisht, ata u bënë të ditur studentëve fushat e veprimit të SHISH. Më pas, përfaqësuesit e SHISH, zhvilluan një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre.
Në fund të takimit, ju shpjegua studentëve mënyra sesi ata mund të aplikojnë për t`u punësuar pranë këtij institucioni.