njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë me Universitetin Politeknik të Kartagjenës

Thirrje për bursa trajnim për mësimdhënie/trajnim për stafin akademik dhe ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit Erasmus + për komponentin KA171 International Credit Mobility në Universitetin Politeknik të Kartagjenës në Spanjë (Polytechnic University of Cartagena).

 

Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Kartagjenës në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie/ trajnim.

 

Lloji i mobilitetit për Shqipërinë përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik, i cili lidhet me fushat:
  1. 0710 Engineering
  2. 061 Telecom
  3. 0716 Naval Engineering
  4. 0410 Business
  5. 1015 Tourism
  • Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.
  • Kohëzgajtja 5+2 ditë.
  • Numri i mobiliteteve: 2
  • Dieta ditore: 160 Euro/ditë
  • Periudha e mobilitetit: Viti akademik 2024-2025
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë

sipas linkut https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

 

Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:

  • Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

 

Kriteret për aplikim për trajnim:

Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.

Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Arritja akademike. Titulli akademik/ Grada shkencore për stafin akademik.
  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.
  • Pjesëmarrje në mobilitete. Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Kritere shtesë:

  • Argumentimi i qartë i qëllimit të vizitës, planit të punës në institucionin pritës si një vlerë e shtuar e mobilitetit në kontekstin e modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të strategjisë së UV-së.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2).

 

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

 

Afati i fundit i aplikimit është 22/05/2024

 

Procedura e përzgjedhjes:

  • Faza e Nominimit
  • UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  • Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  • Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  • SPMJ do të dërgojë pranë UPCT-së 2-4 kandidatët më të mirë të stafit.

 

  • Faza e përzgjedhjes nga universiteti pritës
  • Përzgjedhja finale e stafit që do të përfitojnë bursat e akorduara për universitetet shqiptare do të realizohet nga Universiteti Politeknik i Kartagjenës.

 

Një informacion rreth Universitetit Politeknik të Kartagjenës do të gjeni në linkun https://www.upct.es/

 

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Rektoratit, Kati i I-rë në adresën e –mailit: international@univlora.edu.al

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR Staf ADMINISTRATIV

FORMULAR Staf akademik