njoftime

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin ”Ismail Qemali” Vlorë morën pjesë në në Edicionin e V të Debatit Universitar 2024

Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin ”Ismail Qemali” Vlorë morën pjesë në në Edicionin e V të Debatit Universitar 2024, Laboratori i Debatit Universitar “Nga Fjala te Veprimi” që zhvillohet çdo vit në kuadër të Programit Kombëtar të debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shipërisë, organizuar nga SCiDEV.

Këtë vit morën pjesë 9 universitete publike dhe private nga 4 qytete të Shqipërisë dhe Universiteti i Vlorës tashmë Kampionë në fuqi u renditen finalist duke marrë Vendin e Dytë. Studentët arritën deri në finale pas prezantimit të argumentave të forta, me pasion dhe elokuencë të qartë, duke konfirmuar edhe njëherë zotësinë e tyre përballë studenteve të universiteteve të tjera shqiptare.

Falenderojmë studentët tanë për përkushtimin dhe fitoren e tyre!

Altea Hoxhaj, studente në vitin e dytë, Departamenti i Drejtësisë

Ornea Ramohitaj, studente në vitin e dytë, Departamenti i Drejtësisë

Arbër Koçiraj, student në vitin e parë, Departamenti i Drejtësisë

Nën mentorimin e profesores Jonida Mehmetaj, në Departamentin e Drejësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë.