njoftime

Relacion për Aktivitetin e Melanomës

Në dt. 3 Maj 2024, me rastin e Ditës Botërore të Melanomës, Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik në bashkëpunim me Departamentin e Infermierisë, pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, zhvilloi aktivitetin promocional me temë:

Mbrojtja nga rrezatimi diellor, parandalimi i Melanomës dhe kancerit të lëkurës”.

Këtij aktiviteti sensibilizues iu bashkuan edhe studentët e vitit të dytë, të tretë Infermier i Përgjithshëm dhe Infermieri Mami të Fakultetit të Shëndetit.

Ky aktivitet synoi rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit të qytetit të Vlorës mbi mbrojtjen ndaj rrezatimit diellor, zbulimin e hershëm të kancerit të lëkurës dhe mënyrat e parandalimit duke kufizuar ose shmangur ekspozimin në diell në oraret e caktuara.

Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje dhe informacione të ndryshme rreth kujdesit që duhet treguar për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme UV, mbi shëndetin e lëkurës, sigurinë nga dielli, parandalimin e nxirjes dhe ekzaminimet e kancerit të lëkurës.

Anëtarët e grupit të punës së bashku me studentët ofruan për komunitetin këshilla shëndetësore dhe shpërndanë kapele të gjera për mbrojtjen nga rrezet e diellit.

 

Melanoma është forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Ndërsa melanoma dhe kanceret e tjera të lëkurës nuk janë 100% të parandalueshme, ka mënyra për të reduktuar rrezikun.

Këshilla për të reduktuar rrezikun e kancerit të lëkurës

  • Përdorni krem kundër diellit për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme UV dhe mos harroni të ripërdorni krem kundër diellit gjatë gjithë ditës
  • Përdorni kapele të gjera
  • Vishni veshje mbrojtëse me etiketë UPF kur planifikoni të qëndroni në diell për një periudhë të gjatë kohore
  • Gjetja e hijes nën pemë, çadra dhe tenda siguron mbrojtje të shkëlqyer nga dielli në ditët e ngrohta me diell
  • Mbrojtja e lëkurës duke aplikuar krem dielli me faktor mbrojtës SPF gjatë gjithë vitit ndaj rrezeve UV edhe në ditët me re është gjithashtu e rëndësishme. Mungesa e diellit nuk do të thotë mungesë e rrezeve UV
  • Shmangni shtretërit për rrezatim. Drita ultraviolet në shtretërit për rrezatim ju vë në një rrezik më të lartë për melanoma
  • Kontrolloni rregullisht lëkurën për nishane jonormale ose anomali të tjera të lëkurës. Nëse vëreni ndryshime, vizitoni mjekun për ta kontrolluar atë

Parandalimi

Çdokush është në rrezik të preket nga melanoma.

  • Faktorë specifikë rreziku, të tillë si toni i hapur i lëkurës, njollat, kontribuojnë në një diagnozë të kancerit të lëkurës melanoma.
  • Ju mund të keni një rrezik më të lartë të melanomës nëse keni një prind, vëlla ose fëmijë që tashmë ka pasur melanoma.
  • Njohja e historisë suaj mjekësore familjare është një hap i rëndësishëm në parandalim. Historia familjare e ndihmon mjekun të kërkojë shenja të melanomës së mundshme që mund t’ju mungojë.
  • Parandalimi më i mirë janë ekzaminimet e rregullta të lëkurës me mjekun dhe kryerja e vetë ekzaminimeve mujore.
  • Mosha gjithashtu rrit rrezikun e melanomës. Mesatarisht, njerëzit 65 vjeç e lart diagnostikohen më shpesh me melanoma. Megjithatë, melanoma zakonisht gjendet tek njerëzit më të rinj se 30 vjeç, veçanërisht tek gratë.

 

KONTROLLONI LËKURËN PËR TË ZBULUAR HERËT KANCERIN E LËKURËS

& KUJDESUNI PËR VETEN DUKE E PARANDALUAR ATË

KUFIZIM OSE SHMANGIE E EKSPOZIMIT TË DREJTËPËRDREJTË NË DIELL

Ndërmjet orës 10.00 dhe 16.00

 

Koordinatore,  Dr. Glodiana Sinanaj

Grupi i punës: 

Prof. Asoc. Fatjona Kamberi

PhD. (Cand) Brunilda Subashi

Dr. Denada Selfo

Posteri – Melanoma