njoftime

Njoftim – Ftesë për ofertë

Titulli i Projektit: “Mobility recognition for integration /MORIN” (Project Reference number: 101128376) Erasmus + KA2, strand 1.

 

 

 

Titulli i Kontratës:  Blerje e pajisjeve soft dhe hard në kuadër të projektit:  “Mobility recognition for integration /MORIN”.

 

 

  1. Jeni i ftuar të paraqisni çmimet tuaja të ofertës për furnizimin me artikujt bashkëngjitur kësaj ftese.

Informacioni për specifikimet teknike dhe sasitë e kërkuara është dhënë në shtojcën 1 bashkëngjitur kësaj ftese.

  1. Ju duhet të ofertoni për të gjithë artikuj sipas kësaj ftesë. Vlera e ofertuar do të vlerësohet për të gjithë zërat së bashku dhe kontrata do t’i jepet firmës që ofron koston totale me të ulët të vlerësuar të të gjithë artikujve së bashku.
  2. Ju do të paraqisni një origjinal të Vlerës së ofertuar me Formularin e Ofertës dhe dokumentet ligjore të kualifikimit (bashkëngjitur). Oferta juaj sipas kerkesës duhet të mbyllet në një zarf dhe të adresohet dhe të dërgohet në adresën e mëposhtme:

 

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”

Adresa: Rektorati (Godina A), “Bulevardi Vlorë-Skelë”, Vlorë.

  1. Afati përfundimtar për marrjen e ofertës suaj nga UV me adresën e treguar në paragrafin 3, është data 07.06.2024 ora 12.00, pranë Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në zyrën e protokoll- arkivës së UV-së, me postë, me shënimin “Ofertë për prokurimin e projektit me objekt: Blerje e pajisjeve soft dhe hard në kuadër të projektit: “Mobility recognition for integration /MORIN”.
  2. Oferta juaj duhet të paraqitet sipas udhëzimeve të mëposhtme dhe në përputhje me të dhënat bashkëlidhur. Termat dhe Kushtet e Furnizimit të bashkëlidhura, janë pjesë integrale e Kontratës.
  • ÇMIMET: çmimet duhet të ofertohen për dërgesë deri në magazinën e UV-së

(vendi i destinacionit)

  • DHËNIA E URDHËRIT TË BLERJES

Urdhëri i Blerjes do t’i jepet ofertuesit që ofron çmimin më të ulët të vlerësuar dhe që është në përputhje me standardet e kërkuara të mundësive ligjore financiare dhe teknike. Ofertuesi i suksesshëm do të nënshkruajë një kontratë sipas formularit të bashkelidhur Kontratës dhe afateve dhe kushteve te furnizimit.

 

  • VLEFSHMËRIA E OFERTËS

Ofertat tuaja do të jenë të vlefshme për një periudhë prej shtatëdhjetë e pesë ditësh (75) nga afati i fundit i marrjes së ofertimeveë i përcaktuar në paragrafin 5 të kësaj Ftesë për Ofertë.

 

Fondi i vënë në dispozicion për këto pajisje, është 1,603,197 (një milionë e gjashtëqind e tre mijë e njëqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë pa tvsh

 

  1. Informacioni i mëtejshëm mund të merret prej:

 

Adresa: UNIVERSITETI “Ismail Qemali”, Vlorë

Tel. Fax. +355222288

 

(Shenim: Në rast mospërputhje midis çmimit të njësisë dhe çmimit total që rrjedh nga çmimi për njësi, do të merret në konsideratë çmimi për njësi)

 

Kriteret kualifikuese ligjore, financiare për operatorit ekonomik që do ofertojë:

 

Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

 

l . Deklaratë se:

 

  1. Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
  2. b) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)
  3. b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,
  4. c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, për vepra që lidhen me veprimtarinë profesionale.
  5. d) ka shlyer të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqerore, sipas legjislacionit në fuqi .

 

  1. Operatori ekonomik ofertues duhet të deklarojë nën përgjegjësinë e tij ligjore se mallrat objekt prokurimi që do të ofertojë, nuk janë të asembluara në Shqiperi, janë të reja dhe origjinale.
  2. Deklaratë mbi përmbushjen e specifikimeve teknike duke specifikuar garancinë.
  3. Deklaratë mbi Konfliktin e lnteresit.
  4. Deklaratë e operatorit që merr përsiper që për të gjithë artikujt e preventivit të realizohet fumizim vendosja sipas kërkesave të AK duke respektuar parametrat e detajuar si dhe vënien në punë në testimin funksional përfundimtar të tyre (të gatshme për përdorim nga stafi i projektit të UV-së)
  5. Formularin e Ofertës ekonomike.
  6. Furnizime të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit nga data e zhvillimit të tenderit, në një vlerë jo më të vogël se 40 % e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet.

 

Këto furnizime të ngjashme do të vërtetohen me dokumentacionin si më poshtë:

-Nëse kontrata është realizuar me institucione shtetërore: Kontratë, faturë e vërtetim realizimi

-Ne rastin e përvojes së meparshme të realizuar me sektorin privat: fatura tatimore e shitjes ku shënohen artikujt, datat, shumat.

 

Në vëmendje të operatorëve ekonomikë:

  • Gara do të vazhdojë nëse paraqiten minimumi 3 ofertues.
  • Vlerësimi i ofertuesve brenda 5 ditëve nga paraqitja e ofertave.
  • Ankimimi brenda 7 ditëve nga klasifikimi përfundimtar.
  • Pas shqyrtimit të ankesave në rrugë administrative, brenda 5 ditëve bëhet nënshkrimi kontratës, ku ofertuesi fitues duhet të paraqesë formularin e sigurimit të kontratës.
  • Afati i lëvrimit, 5 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

FTESE PER OFERTE UV per publikim