Profesore e Asociuar, Fatjona Kamberi, Fakulteti i Shëndetit pjesëmarrëse në takimin e tretë plenar të Grupit Teknik Këshillues për Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik (RCCE-IM) në Rajonin Evropian të OBSH-së
Profesore e Asociuar, Fatjona Kamberi, Fakulteti i Shëndetit, dhe njëkohësisht drejtuese e Qendrës Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik (SRC4ph), në cilësine e anëtares së Grupit Teknik Këshillues për Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik (RCCE-IM) në Rajonin Evropian të OBSH-së, (Technical Advisory Group on Risk Communication, Community Engagement, and Infodemic Management (RCCE-IM) in the WHO European Region), ishte pjesëmarrëse në takimin e tretë plenar të Grupit Teknik Këshillues për Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik (RCCE-IM) në Rajonin Evropian të OBSH-së që u mbajt në Lisbonë, Portugali, 16–18 Prill 2024.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet në vazhdimësi të grupit këshillues për RCCE-IM. Ndarja e ekspertizës së gjerë dhe ndërdisiplinore mes kolegëve dhe miqve nga 17 vende evropiane synonte krijimin e një ure bashkëpunimi midis njohurive të bazuara në evidenca, ofrimit të shërbimeve, aksesit dhe ndërtimit të kapaciteteve në emergjencat shëndetësore dhe humanitare.
Workshopi i Trajnimit të Trajnerëve RCCE-IM që konsistoi në prezantimin e instrumentit RCCE-IM CapMap ishte një përvojë frymëzuese dhe motivuese për të zgjeruar njohuritë dhe për të rritur ndërtimin e kapaciteteve në RCCE-IM në vendet pjesëmarrëse, përfshirë dhe Shqipërinë. Qendra Kërkimore Shkencore për Shëndetin Publik, Universiteti i Vlorës “ Ismail Qemali” do të ketë mundësinë që të përdori këtë instrument në ofrimin e kurseve exstrakurikulare për studentët dhe për edukimin në vazhdim të profesionistëve të shëndetit, dhe jo vetëm.
Faleminderit kolegëve të Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën për organizimin dhe punën e shkëlqyer, dhe Universidade Lusófona, Lisbonë, Portugali, për mikpritjen.
#World Health Organization European Region
#University of Vlore