Ju komunikojme se, Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ka hapur regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze për të gjithë të interesuarit. Regjistrimet kryhen online në faqen tonë www.ciut.edu.al, gjithashtu dhe kurset janë ne auditor dhe online.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, per te gjithe te interesuarit.
Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës, per cdo student shqiptarë.
Evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
Njoftim mbi regjistrimet në kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2023-2024 (Semestri i dytë)
Të gjithë të interesuarit për kursin e gjuhës dhe kulturës Kineze pranë Institutit Konfuci-UT për vitin akademik 2023-2024 (Semestri i dytë), ju njoftojmë që me datë 21/02/2024- 15/03/2024 hapen regjistrimet. Kurset nisin pas datës 18/03/2024. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë studentët (të të gjitha niveleve) dhe është online në faqen tonë www.ciut.edu.al. Për të kryer regjistrimin klikoni në linkun këtu: https://docs.google.com/forms/
INSTITUTI KONFUCI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS