njoftime Thirrje

Bursa Erasmus+ trajnimi për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ me Universitetin Leon në Spanjë

Thirrje për bursa trajnimi për stafin ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Leon në Spanjë  në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet trajnim.

Mobiliteti përfshin:

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ për trajnim.

– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.

– Numri i kuotave: 4

– Periudha e mobilitetit: 06 – 10 Maj 2024

– Dieta ditore: 160 Euro.

– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikim për trajnim:

  • Staf ndihmës akademik me karakter administrativ me kohë të plotë në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2.

Kriteret e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:

  • Eksperienca në punë për stafin ndihmës akademik/administrativ.
  • Kompetenca e gjuhës së huaj.

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
  • Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
  • Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës (minimalisht niveli B2). Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
  1. eva.cipi@univlora.edu.al
  2. international@univlora.edu.al
  • Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.

Afati i fundit i aplikimit është 08/03/2024

Procedura e përzgjedhjes:

  1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
  2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
  3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
  4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
  5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun:

https://www.unileon.es/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë  ju uron suksese!

FORMULAR APLIKIMI PERSONELIN _Leon