Thirrje për bursa mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Kastijes La Mansh në Spanjë (University of Castilla-La Mancha- UCLM) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë stafin me kohë të plotë në UV të aplikojnë për bursë për mobilitet mësimdhënie.
Mobiliteti përfshin:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie, i cili lidhet me të gjitha fushat e studimit të ofruara në UV.
– Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë.
– Numri i kuotave: 1
– Periudha e mobilitetit: Gjatë vitit akademik 2023-2024
– Dieta ditore: 160 Euro.
– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro.
Shpenzimet e udhëtimit
për llogariten në bazë të largësisë
sipas linkut:
https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim për mobilitet mësimdhënie:
– Stafi akademik me kohë të plotë në UV.
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B2/Njohja e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Stafi do të vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme të përcaktuara prej UCLM:
– Plani i mobilitetit (marrëveshja e mësimdhënies) (50%).
– CV (50%).
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
– Prioritet do t’u jepet stafit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
– Prioritet do t’u jepet stafit që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Formular i aplikimit.
– Kopje e dokumentit identifikues/ pasaportë.
– Dokument që vërteton statusin e të punësuarit pranë UV-së.
– Jetëshkrimi (Curriculum Vitae) në gjuhën angleze.
– Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
– Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës së huaj. Përjashtohet nga ky detyrim personeli akademik i gjuhës angleze.
– Plani i punës ose marrëveshja e mësimdhënies.
– Letër pranimi nga departamenti / njësia që do t’ju mirëpresë. Kandidatët duhet të dakordësojnë programin e tyre të mësimdhënies me departamentin /njësinë pritëse ku do të realizojnë mobilitetin përpara pranimit. Për të marrë letrën e pranimit duhet të kontaktoni me koordinatorët përgjegjës sipas linkut të mëposhtëm:
https://www.uclm.es/misiones/internacional/movilidad/quienessomos
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
– Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
· international@univlora.edu.al
– Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 05/03/2024
Procedura e përzgjedhjes:
1. UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
2. Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
3. Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
4. Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e stafit të nominuar pranë universitetit pritës.
5. Stafi i përzgjedhur do të kontaktohet prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
https://www.uclm.es/en/Misiones/Internacional/Oferta-internacional/Oferta_academica_UCLM
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
· Koordinatorin akademik të marrëveshjes, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli (mechili@univlora.edu.al)
· Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI PER PERSONELIN AKADEMIK _ La Mansh