Thirrje për bursa studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me Universitetin e Granadës në Spanjë (University of Granada) në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për bursë mobilitet studimi.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin për studentët e programeve të studimit të ciklit të parë dhe të dytë.
- Kohëzgjatja: 5 muaj
- Numri i kuotave: – 2 për studentët e programeve të studimit të të ciklit të pare dhe të dytë
- Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2024-2025
- Bursa: 850 Euro/muaj
- Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të
largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
- Të jenë studentë “Bachelor” (përjashtohen studentët që janë në vit të parë në periudhën e mobilitetit), dhe “Master” të UV-së.
- Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
– Të jenë studentë në programet e studimit:
– 061 Information and Communication Technologies:
- a) Bachelor në Shkenca Kompjuterike
- b) Bachelor në Teknologji Informacioni
- c) Bachelor në Informatikë
– 0311 Economics
- a) Bachelor në Ekonomiks
– 0511 Biology
- a) Bachelor në Biologji
- b) Master Shkencor në Biologji Mjedisore
– 0913 Nursing and midwifery
- a) Bachelor në Infermieri të Përgjithshme
Mund të aplikojnë dhe studentë të programeve të tjera të ofruara në UV nëse marrin konfirmimin prej koordinatorit akademik të marrëveshjes/ përgjegjësit të departamentit si të përshatshëm për të aplikuar, mbështetur në katalogun e kurseve të ofruara në gjuhë angleze në universitetin pritës.
– Njohja e gjuhës angleze minimalisht në nivelin B1 / Njohja e gjuhës spanjolle minimalisht në nivelin B1.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për
Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
- Merita akademike.
- Kompetenca gjuhësore.
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Transkript notash.
- Letër motivimi në anglisht.
- Çertifikatë që vërteton njohjen e gjuhës angleze. Përjashtohen studentët e programit të gjuhës angleze.
- Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit romë ose egjiptian (nëse e dispononi).
- Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresën international@univlora.edu.al
- Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Shënim: Studentët janë të lutur përpara dorëzimit të aplikimit të konsultohen me koordinatorin akademik të marrëveshjes/ përgjegjësin e departamanetit, nëse aplikimi i tyre është i përshatshëm mbështetur në katalogun e kurseve sipas linkut si më poshtë: https://www.ugr.es/estudiantes/grados
https://www.ugr.es/estudiantes/master-doctorados#title0
Afati i fundit i aplikimit është 25/03/2024
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve në gjuhë të huaj i gjeni në linket:
https://www.ugr.es/estudiantes/grados
https://www.ugr.es/estudiantes/master-doctorados#title0
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR-APLIKIMI-STUDENT-granada (2)