njoftime Thirrje

 Bursa për studentët, të diplomuarit dhe shkencëtarët për vitin akademik 2024/25 nga Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit

Ministria Federale Austriake e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit njofton se do të ofrohen sërish bursa për studentët, të diplomuarit dhe shkencëtarët për vitin akademik 2024/25. Bursat reklamohen duke përdorur databazën e të dhënave austriake për bursa në www.grants.at (gjermanisht dhe anglisht). Përveç bursave nga Ministria Federale e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit, kjo faqe  përmban edhe informacione për programet e bursave nga institucione të tjera. Programet individuale të bursave ofrohen sipas kushteve përkatëse për vendet e mëposhtme të origjinës:

 

Bursa  Franz Werfel

Vendet e synuara: në mbarë botën

Bursa Richard Plaschka

Vendet e synuara: në mbarë botën

Bursa Ernst Mach – në mbarë botën

Bursa Ernst Mach për të studiuar në një universitet austriak të shkencave të aplikuara

Vendet e synuara: vendet jo-evropiane (dhe Ukraina)

Bursa post suportimi Ernst Mach (EZA)

Vendet e synuara: vendet jo-evropiane në zhvillim (sipas listës DAC)

Bursa Ernst Mach – ASEA-UNINET dhe

Ernst Mach – bursë kërkimore afatshkurtër ASEA-UNINET

Vendet e synuara: Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Tajlanda dhe Vietnami

 

Detajet rreth këtyre programeve mund të gjenden në bazën e të dhënave të bursave www.grants.at . Shuma totale e bursave INCOMING që do të jepen në vitin akademik 2024/25 është 1,000 muaj bursash.