njoftime

NJOFTIM

PËR  APLIKIMET PER PËRFITIMIN   E   BURSAVE  PER VITIN AKADEMIK 2023-2024”

 

 ( PER STUDENTET E PROGRAMEVE PROFESIONALE, STUDENTET E CIKLIT BACHELOR DHE STUDENTET E PROGRAMEVE TE INTEGRUARA )

 

Bazuarnë VKM me Nr. 903, datë 21.12.2016, “Për përcaktimin e kritereve dhe përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programet e studimit në fushat prioritare dh e studentët në nevojë», i ndryshuar, njoftojme se:

Studentet mund te aplikojne per burse me dokumentacionin vertetues sipas kritereve te caktuara, prane Zyres se Studentit ne fakultetin e tyre, ne momentin e regjistrimit ose ne momentin e plotesimit te kritereve dhe dokumentacionit.

Pagesa e burses behet prej fillimit te vitit akademik ose ne muajin pasardhes, nga moment i aplikimit te studentit gjate vitit akademik.

Bursa eshte 10000 leke dhe jepet ne llogarine bankare te studentit, pas verifikimit te frekuentimit te tij ne sekretari.

KATEGORITE PËRFITUESE.

I.STUDENTE  EKSELENTE.

1) Studentët e pranuar në vitin e pare akademik  me note mesatare vjetore 9 – 10  nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë .( Kjo kategori percaktohet sipas listës së studentëve që plotësojnë kriterin e notes mesatare të hartuar dhe të dërguar nga QSHA prane MASR).

2) Studentët e regjistruar në vitet pas të parit, me note mesatare vjetore të ponderuar 9 -10 të vitit akademik paraardhës, përllogaritur me kreditet dhe notat e atij vitit akademik.

(Mesataret do te nxirren nga sekretarite ne  Insitutucionet Publike të Arsimit të Lartë.)

 

 II. STUDENTE NGA SHTRESA NE NEVOJE.

1.Studentët, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.

2)Bashkëshortët që kanë fëmijë, dhe janë të dy studente.

3) Studentët, persona me aftësitë kufizuara, te vërtetuar nga Komisioni Mjeksori Caktimit te Aftesisë për Punë (KMCAP), përfitues të pagesës së aftësisësë kufizuar.

4) Studentët që kanë të te dy prinderit  me aftësi të kufizuar, te vërtetuar me vendim të Komisionit Mjeksor të Caktimit te Aftësisë për Punë ,përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

5).Studentët që i kanë të dy prindërit pensionistë.

6) Studentët që kanë njërin prind pensionist dhe prindi tjetër nuk jeton.

7) Studentët, të tretët në radhën e fëmijëve e lart, të cilët vijnë nga familje me tre fëmijë e më shumë, nga të cilët dy të parët janë studentë në institucionet publike të arsimit të lartë.

8) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç

9) Studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, deri në moshën 25 vjeç.

10) Studentët që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, deri në moshën 25 vjeç;

11) Studentët që janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.”

Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, pa korrigjime, origjinal ose fotokopje të noterizuara dhe brenda 3 muajve të fundit.

 

  • Studentët nuk përfitojne bursë kur vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi.

 

Dorëzimi i formularit dhe i dokumentacionit do të kryhet pranë zyrave të studentit të çdo fakulteti.

 

FORMULARI I APLIKIMIT   MUND TE SHKARKOHET KETU .