njoftime

Njoftim

Ditën e hënë, datë 10.07.2023, Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama do të jetë i  pranishëm në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, në një takim me studentë dhe personel akademik.

Vizita e Kryeministrit Z. Edi Rama dhe Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, realizohet  në kuadër të procesit të Ndërkombëtarizimit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, fokusuar në nënshkrimin e Marrëveshjes specifike për Programin e Dyfishtë të studimit, Bachelor, në “Inxhinieri Mekanike” midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Shqipëri dhe Universitetit Politeknik të Barit, Itali, përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Francesco Cupertino.

 Aktiviteti do të zhvillohet, ditën e hënë, datë 10.07.2023, ora 10:00,  në sallën “Rilindja”, Rektorat.

Ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet studentë dhe pedagogë të UV.