njoftime

Konferenca e dytë ndërkombëtare “Shkencat humane dhe edukimi”

Në datë 23 qershor, Departamenti i Edukimit, organizoi konferencën e dytë ndërkombëtare “Shkencat humane dhe edukimi”, një event shkencor me vlera të veçanta në kuadër të kërkimit shkencor cilësor dhe shkëmbimit të përvojave akademike e kulturore me pjesëmarrës nga institucione prestigjoze të arsimit të lartë.

Studimet e prezantuara u fokusuan në tri tematika kryesore si pedagogjia e specialozuar, psikologjia e edukimit dhe mësimdhënia bashkëkohore.
Vlerë e shtuar e këtij takimi mes profesionistësh, e cili u përshëndet me dashamirësi nga rektori i Universitetit “Ismail Qemali, Prof. dr. Roland Zisi dhe dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. asoc Armela Panajoti, ishte pjesëmarrja dhe kontributi i vyer shkencor i profesorëve nga universiteti Sapienza i Romës, Prof. Caterina Lombardo, Prof. Cecilia Guariglia, Prof. Anna Pecchinenda, gjithashtu Prof. Vincenzo Scalcione nga Universiteti i Bazilikat-ës.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre kolegët e Universitetit të Tiranës Prof.dr. Edmod Rapti, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Prof.dr. Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
Pjesëmarrësit sollën të rejat nga studimet e tyre, duke pasur mundësi t’i diskutojnë ato me kolegët, dhe arritën të krijojnë ura të reja kominikimi dhe bashkëpunimi për realizimin e veprimtarive të tjera shkencore në të ardhmen.