“Manaxhimi Burimeve Njerëzore” ishte tema mbi të cilën u zhvillua trajnimi i rradhës më datë 25 Maj 2023, nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë për personelin ndihmës akademik me karakter administrativ si dhe për personelin administrativ.
Ky seminar u zhvillua me pjesëmarrjen e lektores së Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Zamira Sinaj, e cila diskutoi mbi temat:
- Pjesa e parë: Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Vlerësimi i Performancës
- Pjesa e dytë: Planifikimi i nevojave për Burime Njerëzore
Ky seminar është në vazhdën e seminareve trajnuese për personelin e UV-së nën kujdesin dhe organizimin e Drejtorisë së Komunikimit të Burimeve Njerëzore.