njoftime

Zv. Rektori i UV, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli merr pjesë në panelin mbi Lëvizshmërinë e Studentëve dhe Hapjen: Dekolonizimi i Arsimit Ndërkombëtar

Në ditën e dyte të Konferencës Ndërkombëtare 3rd Annual Hanseatic League of Universities Conference, me titull “Vectors of Resilience Conference, 2023”, Zv. Rektori i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli morri pjesë në një panel diskutimi mbi “Student mobility dhe openness: Decolonizing International Education”.

Në këtë panel i cili u drejtua nga Dr. Timothy Gjini (Associate Director & PDSO, Global Engagement Office, Florida Gulf Coast University, USA), përveç z. Mëhilli morrën pjesë Dr. Dawn Whitehead (Vice President of the Office of Global Citizenship for Campus, Community and Careers, American Association of Colleges and Universities, USA), Dr. Hilary Landorf, (Executive Director, Office of Global Learning Initiatives, Associate Professor, International & Intercultural Education, Florida International University, USA), Dr. Istvàn Tarròsy (Pécs University, Hungary), Katie Carter (Franklin University, Switzerland) dhe Dr. Alex Akulli (President, SC Fulbright Association, USA).

Ky panel ndërkombëtar kishte si qëllim të ndante detaje nga raste të ndryshme mbi lëvizshmërinë dhe hapjen e studentëve në temën e Dekolonizimit të Arsimit Ndërkombëtar. Pjesmarrësit e panelit diskutuan rreth praktikave që ndjekin Institucionet e tyre në ofrimin e studentëve me mjedise të ndryshme mësimore akademike, mbi efektin e kolonizimit në arsimin e lartë dhe çlirimin e kurrikulës dhe kulturës më të gjerë universitare nga narrativat selektive, mbi praktika më të mira të cilat ata kanë zbatuar për të rritur përfshirjen, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe përfitimet në partneritetet globale si dhe mbi praktikat e mira dhe barrierat/sfidat që hasin në procesin e ndërkombëtarizimit. Gjatë diskutimit që vijoj midis panelistëve dhe audiencës, z. Mëhilli prezantoi po ashtu dhe arritjet dhe sfidat e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë në fushën e ndërkombëtarizimit dhe në atë të bashkëpunimit me përfaqsuesti lokal e rajonal.