Me date 17 Maj 2023, ora 11:00- 13:15 do te zhvillohet Aktiviteti “Arti për të gjithë”, me studentët e Fakultetit te Shkencave Humane, Departamenti i Edukimit dhe fëmijë të qytetit në ambjentet e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlore, Godina B, Fakulteti i Shkencave Humane.
Synim kryesor i aktivitetit është të krijojë një mjedis të shëndetshëm artistik dhe edukativ gjithëpërfshirës, duke u bërë ndihmesë në qendrueshmërinë shoqërore .
Veprimtaria “Arti për të gjithë” vjen si një bashkëpunim për të dytin vit rradhazi në kuadrin e Javës Kulturore Evropiane në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, propozuar nga Ambasada e Greqisë në Tiranë, organizuar nga Departamenti i Edukimit, mbështetur nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.