njoftime

“Infermierët tanë, E ardhmja Jonë“ Java Ndërkombëtare e Infermierit, 6-12 maj 2023

Tradita vazhdon në Fakultetin e Shëndetit përgjatë Javës Ndërkombëtare të Infermierit, ku vëmendja kthehet tek bluzat e bardha, tek infermierët me duart e arta dhe mendjet e ndritura, gjithmonë në shërbim të jetës.

Aktiviteti “Infermieria në rrjedhën e viteve” I organizuar nga Departamenti I Kujdesit Shëndetësor dhe Departamenti I Infermierisë, me Infermieret e nderuara znj. Liljana Gjini dhe znj. Flamure Runaj, me përkushtimin maksimal sjellin në kujtesë rrjedhën e viteve të vështira por me bukurinë dhe emocionin që të jep ky profesion. U sollën në kujtesë figura të shquara të Infermierisë vlonjatë që kanë vendosur themelet dhe zhvillimin e artit të Infermierisë.

Për studentët e deges Infermier I Përgjithshëm dhe Infermieri Mami u prezantua një përmbledhje e Infermierisë Vlonjate ndër vite, me video dhe foto të rralla të ndërhyrjeve infermierore në mungesë të zhvillimit dhe të bazës materiale të ditëve të sotme të ndërthurura me rrefimet e dy infermiereve të nderuara, nxiti kërshërinë e studentëve, formësoi humanizmin, vlerat, rëndësinë dhe përgjejshmërinë e profesionit.

Misioni jonë është plot vlera njerëzore dhe humane, të cilat na bëjnë Ne misionarët e vërtetë në edukimin, formimin e brezave që do kontribuojnë në cilësinë e jetës së pacientëve dhe mbarë komunitetin.

Të dashur studentë duajeni profesionin, duajeni pacientin, jetën, të ardhmen, fitojeni respektin e komunitetit dhe dinjitetin profesional!

Duajini Infermierët, mbështetini, vlerësojini, për të patur cilësi dhe siguri për jetët tuaja!

Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi, dhe stafi shëndetësor është I vetmi që e mbështet këtë mision!

 

Koordinatore të aktivitetit:

Phd. Juljana Xhindoli dhe Dr. Evis Allushi

9 Maj 2023, Vlorë